7 Shkurt 2024, 18:33
Nga r.ll
selamet mehmetaj
BRITANI- Një bos shqiptar droge, i cili e quan veten "Djalli" dhe pretendon se kishte copëtuar rivalët e tij, së fundmi ka nisur të tregojë jetën e tij pas hekurave të qelisë në Britani.
Më këtë fjali e ka nisur, artikullin media britanike "Daily Mail", ku shkruan se Selamet Mehmetaj, i cili është dënuar me katër vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, poston herë pas here foto nga burgu.
Mehmetaj postoi një foto disa ditë pasi u dënua, ku me sa duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg. Para se të arrestohej ai gjithashtu reklamonte punën e tij kriminale në Instagram, dhe jetën e tij luksoze. Mehmetaj, i njohur ndryshe si Memzo është rikthyer në botën e rrjeteve sociale, ku tregon foto nga burgu me mbishkrimin "Jeta funit mo nona".

Në vitin 2021, ai përshkroi sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali që e kryqëzoi pasi Mail nisi një hetim për perandorinë e tij të trafikut të drogës. Po ashtu, Daily Mail shkruan se shqiptari ka postuar në platformën Tik tok makinën e tij të cilën e kishte nxjerrë në shitje.
30-vjeçari drejtonte dy ferma kanabisi të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës veriore, nga ku shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues që i ishte refuzuar kjo kërkesë.
Ndërkohë pas denoncimit të bërë nga mediat për mbajtjen e telefonit brenda qelisë autoritetet kanë nisur një hetim për shqiptarin. Të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale ose internet gjatë vuajtjes së dënimit dhe mbajtja e një telefoni celular në burg është e paligjshme dhe mund të rezultojë në akuza shtesë penale.
selamet mehmetaj
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 17:25
Blerina Gjoka
Foto ilustruese
TIRANË-Mazhoranca deklaroi tërheqjen nga propozimet fillestare të një grupi deputetësh socialistë për n...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 16:47
N.F
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ditë...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 16:24
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimin e kryer nga Prokuroria e Tiranës, që akuzon gjyqtaren Arn...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 16:16
h.k
Foto nga protesta
BURREL-Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën sot në një protestë me disa kërkesa n...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 16:00
r.ll
arnisa këlliçi
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Arnisa Këlli&cced...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 14:37
E.d
Policia
KORÇË- Arrestohet 1 person në Korçë dhe procedohen 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale. 5...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 14:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident është regjistrar ditën e sotme në afërsi të një karburanti në M...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 14:13
E.d
Policia
FIER- Arrestohen 2 persona në Fier dhe procedohen 2 të tjerë për vepra penale të ndryshme. 49-vjeçari me iniciale A...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 14:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në draftin e ri që përfshin ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e Ri Penal është...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 13:44
E.d
Policia
TIRANË- Arrestohet një person në Tiranë i akuzuar për tre vepra penale falsifikim të dekumentave, mashtrim, dhe ndihm...