LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Socialistët tërhiqen nga drafti fillestar për Zonat e Mbrojtura

Vendimi për t'u tërhequr u njoftua të mërkurën në mbledhjen online të komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po mbahen dëgjesa me përfaqësues të organizatave mjedisore.

7 Shkurt 2024, 17:25 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Socialistët tërhiqen nga drafti fillestar për Zonat e
Foto ilustruese

TIRANË-Mazhoranca deklaroi tërheqjen nga propozimet fillestare të një grupi deputetësh socialistë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, pas një presioni në rritje të organizatave ne mbrojtje të mjedisit, të cilat e shohin nismën një tentativë për të shkatërruar këto zona.

Vendimi për t'u tërhequr u njoftua të mërkurën në mbledhjen online të komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po mbahen dëgjesa me përfaqësues të organizatave mjedisore.

”Edhe ne vetë jemi të bindur tashmë që ka nevojë për një rishikim,” tha kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi, pasi dëgjoi kundërshtitë e mjedisorëve, duke shtuar se drafti do të përpunohej.

Pëllumbi pranoi se një nga nenet që duhej hequr ishte ai për dhënien në administrim të territoreve të Zonave të Mbrojtura pushtetit lokal, një nga propozimet kyçe të projektligjit, për të cilin u pretendua se ishte kërkuar nga kryebashkiakët socialistë.

“Unë nuk jam dakord për ndarje të territorit se besoj se dy entitete që kontrollojnë të njëjtën gjë i prishin punë njëri-tjetrit,” deklaroi Pëllumbi, duke shtuar se, gjithsesi ishte për gjetjen e një zgjidhje që të kishte edhe një përfitim për bashkitë nga këto zona.

Në seancë u bë me dije se komisioni po pret një “paketë amendimesh” nga ministria e Mjedisit dhe Pëllumbi garantoi organizatat se “do të tentohej një konsensus sa më i gjërë” gjatë ndryshimit të tij.

Edhe deputeti nismëtar, Fadil Nasufi, pranoi tërheqjen për rishikim të projektligjit, të cilin e cilësoi “draft bruto”, edhe pse ai është futur në kalendar për t'u votuar në seancën plenare të 15 shkurtit.

“Unë bie dakord që drafti ka defekte në teknikën legjislative dhe unë e kolegët jemi të hapur që të bëjmë reflektimet e duhura sipas rekomandimeve dhe qasjeve që kërkon ligji për të pasur unison me direktivat evropiane,” deklaroi Nasufi në mbyllje të dëgjesave.

Deputeti po ashtu pranoi tërheqjen nga nenet e kundërshtuara ashpër nga organizatat si; dhënia në menaxhim të këtyre zonave në duart e bashkive dhe eleminimin e kategorizimit të Zonave të Mbrojtura.

Ai këmbënguli se nisma nuk kishte pasur qëllim ndryshimin e thelbit të ligjit, një kritikë kjo e ngritur nga të gjithë ekspertët e mjedisit, por gjithsesi shtoi se, -“ligji duhet të përpunohet, të reflektojë  shqetësimet e organizatave”.

Nasufi pretendoi se kishte patur një “keqkuptim publik” për nismën dhe se nismëtarët ishin “damkosur me dashakeqësi”.

Në seancën e tretë dëgjimore të komisionit me përfaqësuesit e organizatave mjedisore u ritheksuan kundërshtitë e tyre për nismën, si një tentativë për të ndryshuar frymën e ligjit ekzistues dhe qëllimin e tij për mbrojtjen e këtyre zonave.

Sipas organizatave në mbrojtje të mjedisit, njësitë vendore janë të paafta për të menaxhuar territoret e Zonave të Mbrojtura.

“Nisur nga eksperienca, shumica e bashkive nuk i kanë kapacitetet njerëzore e financiare për të menaxhuar këto territore,” tha Genti Kromidha nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës, i cili mori si shembull “dështimin” me menaxhimin e pyjeve që nga viti 2016.

Edhe Mihallaq Qirjo, drejtues i Qendrës Burimore të Mjedisit, u shpreh se pushteti kërkon të drejtën për të administruar, pa pasur përgjegjësinë e obligimeve që ju lindin nga kjo e drejtë.

“Bashkitë nuk kanë kapacitete për të vlerësuar se çfarë kapitali kanë deri tani,” tha Qirjo duke treguar për përvojën e tij si ekspert me pushtetin vendor.

Sipas tij, niveli vendor ka qenë i përfshirë në menaxhim e Zonave të Mbrojtura, por nuk kanë treguar seriozitet dhe interes.

“Ka një pjesëmarrje të vakët, aspak serioze, kontributi që ata kanë dhënë deri më tani lë për të dëshiruar dhe kjo shkon në kundërshtim me kërkesën e tyre për t'u përfshirë në administrim,” tha Qirjo, duke e cilësuar “absurde” propozimin për dhënien e 20% të territorit bashkive.

Qirjo po ashtu kundërshtoi propozimet e tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e kategorizimit duke e cilësuar “një precedent të rrezikshëm” për të lënë pa mbrojtje zona brenda këtyre territoreve të ZM-ve.

Ndërsa Ermelinda Mahmutaj nga Qendra Eden e pyeti kryetarin e komisionit nëse Kuvendi “kishte analizuar faktin që këto shqetësime që shfaqin bashkitë janë çështje administrative dhe s'kanë nevojë për ndryshime ligjore”.

Po ashtu, ajo këmbënguli se nisma shkel direktivat e BE-së për mjedisin dhe pas këmbënguljes së Pëllumbit për t'i referuar këto direktiva, tha se do t'i dërgonte komisionit një analizë të plotë.

Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve  Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet e reja parashikojnë lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

Nisma u depozitua në nëntor në Kuvend nga një grup deputetësh socialistë, tre javë pasi 16 kryebashkiakë të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t'u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre.

Projektigji u mbrojt më pas fuqimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se qeveria nuk i pranon leksionet morale të ndërkombëtarëve për mbrojtjen e natyrës./Marre nga Reportetr.al 

zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri