Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Arrestimi i tij u njoftua në Kuvend nga ministri Balla, zbardhet identiteti i shqiptarit të dënuar për vrasje, pritet ekstradimi i tij nga Italia në Shqipëri
Mësohet se i arrestuari është 46-vjeçari, Shkëlqim Cakoni ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Cakoni akuzohet për vrasje në Shqipëri, gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali. Sipas raportimeve shqiptari më 17 shkurt 2011 ka vrarë me armë zjarri në Itali 42-vjeçarin italian, Vincenzo Cardito.
2 Maj 2024, 13:41Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjatë seancës së sotme në Kuvend ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi arrestimin e dy personave të botës së krimit, në Spanjë dhe Itali. Ndërkohë në lidhje me këto dy arrestimi është bërë identifimimi i të arrestuarit shqiptar në Itali.
Mësohet se i arrestuari është 46-vjeçari, Shkëlqim Cakoni ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Cakoni akuzohet për vrasje në Shqipëri, gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali. Sipas raportimeve shqiptari më 17 shkurt 2011 ka vrarë me armë zjarri në Itali 42-vjeçarin italian, Vincenzo Cardito.
Gjithashtu raportohet se ai është arrestuar në vitin 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005 për një vrasje të kryer në vitin 2002.