Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
EMRAT + VIDEO/ Të shpallur në kërkim, policia arreston 2 persona në 'Komunën e Parisit'
Në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, policia organizoi punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Location 2".
15 Tetor 2022, 09:50Nga A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Mehmet Lamko dhe Elsi Balla janë arrestuar nga Policia. Në informacionet e marra për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, policia organizoi punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Location 2". Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u arrestua Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Location 2". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Location 2".
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:- Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;- Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.