LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha: Provën për vrasjet e 21 janarit e kam ende unë, çështja lihet qëllimisht në Prokurorinë e Tiranës

Po ashtu Hoxha ka theksuar se vetëm SPAK mund të vendosë drejtësinë, duke thirrur për të dëshmuar ish-drejtuesit më të lartë të shtetit 12 vite më parë, kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

27 Nëntor 2023, 22:45 Nga I.A
Artan Hoxha: Provën për vrasjet e 21 janarit e kam ende unë,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se sot e kësaj dite nuk ia ka kërkuar askush nga drejtësia audion ku jepen urdhrat për të qëlluar mbi turmën në 21 Janar. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha tha se kjo çështje është lënë qëllimisht në Prokurorinë e Tiranës për të mos u hetuar. Po ashtu Hoxha ka theksuar se vetëm SPAK mund të vendosë drejtësinë, duke thirrur për të dëshmuar ish-drejtuesit më të lartë të shtetit 12 vite më parë, kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

“Çështja e 21 janarit nuk ka nevojë të rihapet, sepse është e hapur dhe nuk ëhtë mbyllur kurrë. Është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ajo ka çuar për ekspertim predhën që u gjet në kokën e të ndjerit Aleks Nika. Ajo është lënë qëllimisht në këtë prokurori, ndërkohë kur në të janë përfshirë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtori i Gardës, shefi i gardës që kanë qëlluar dhe kanë marrë jetë njerëzish. Çështja është e rihapur, kemi dy të vrarë, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën dhe 13 të plagosur, me të cilëve edhe kolegun Fatos Mahmutaj dhe ajo nuk mund të mbyllet. Një vit më parë nxorra një audio që mund të shërbejë si indicie. Deri tani na ishte thënë se vrasjet nuk ishin bërë me urdhra. Ne gjetëm materialin që tregon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe urdhri është dhënë nga zinxhiri komandues. Kur ndodhi 21 janari, kryeministria fshiu serverin, pra që të fshinte urdhrin, komunikimin e drejtuesve të Gardës.

Ne gjetëm se si ka funksionuar Garda, si janë instruktuar, kush e ka dhënë urdhrin. Në regjistrim del komandanti i Gardës që jep urdhrin dhe hapet zjarri. Çështjen në Strasburg nuk e çoi kryeministri që del e mburret, por familja e Aleks Nikës. Qeveria ka që në vitin 2013 që betohet dhe stërbetohet. Provën që nxorrëm atëherë prokuroria ende nuk e ka në dispozicion, e kam unë ende, sepse pas saj një padi u bë nga PS-ja në SPAK, një nga qeveria në SPAK, ndërkohë që çështja është e hapur në prokurorinë e Tiranës. Familjarët e Aleks Nikës kërkojnë që çështjen ta hetojë SPAK-u, vetëm ai mund ta thërrasë Sali Berishën për të dhënë deklarime, vetëm ai mund ta thërrasë Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm, Bamir Topin si ish-president, Ina Ramën si ish-prokurore e Përgjithshme. Por ata ia lënë prokurorisë së Tiranës. Nëse duam drejtësi për 21 janarin atë çështje duhet ta marrë SPAK-u dhe këtë mund të bëjë vetëm Altin Dumani që e ka mbrojtur në Apel,” tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron