LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha tregon takimin e fundit me Nikulajn: Lëvizte me truproja, më tha që do mbështeste kandidatin e PD! Atentati do të jetë në çdo raport ndërkombëtar për zgjedhjet

Sipas Hoxhës, kjo ngjarje do të jetë një njollë dhe do të mbetet në çdo raport që do të shkruhet për zgjedhjet e 14 majit. 

19 Prill 2023, 22:47 Nga F.M

 

Artan Hoxha tregon takimin e fundit me Nikulajn: Lëvizte me truproja,
Artan Hoxha

 

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Ardian Nikulajn, i cili u vra sot, e ka takuar për herë të fundit dy javë më parë. I ftuar në "Top Story", Hoxha tregoi se ai ishte një person që tregohej  i kujdesshëm dhe lëvizte me truproja. Sipas Hoxhës, Nikulaj i kishte rrëfyer se në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të mbështeste kandidatin e Opozitës dhe jo atë të maxhorancës, siç kishte bërë gjithmonë. Sipas Hoxhës, kjo ngjarje do të jetë një njollë dhe do të mbetet në çdo raport që do të shkruhet për zgjedhjet e 14 majit. 

“I ndjeri a lënë katër fëmijë, ishte një faktor i rëndësishëm sidomos në fushatat elektorale, nuk është bere i dukshëm në zgjedhjet i fundit por ishte një aktor i rëndësishëm ën Lezhë. Lezha është një qark i djathë dhe herë pas here e majta tentonte ta përmbushte. Çuditërisht sot në këtë fushatë ai është i regjistruar si kandidat i këshillave bashkiak për PSD-në dhe ka qenë një mbështetës i hapur i kandidatit për kryetar bashkie në Lezhë. Logjikisht ky duhet të ishte mbështetës i kandidatit të mazhorancës, unë e kam takuar jo më larg se dy javë, ngjarja është shumë e rëndë, Ardjan Nikulaj nuk është njeri lehtësisht i arritshëm, mund ta gjeje në Tiranë pasi ka biznese në Tiranë, sigurisht që gatë kësaj kohe kam vënë re që ishte i kujdesshëm në lëvizjet që bënte, ishte i përfshirë në procese hetimore për një konflikt të filluar mbi 20 vite më parë. Lëvizte me shoqërues. Fillimisht kam njohur palën tjetër që ka qenë në konflikt me Nikulajn ndërsa ai u bë i rëndësishëm kur mori pjesë në politikë. Në fushata të mëparshme ka mbështetur forcat e majta ndërsa në rastin konkret ishte mbështetës i PSD-së. Nikulaj do të mbështeste kandidatin e opozitës sepse është një kandidat shumë i mirë dhe unë isha kurioz për këtë. Nga informacioni që kam mendoj e anëtarë të familjes së tij do të mbështesnin Pjerin Ndreun. Në zona të tilla emri i kandidatit bën diferencën. Edhe në atentatin e 6 marsit të vitit të kaluar Ardjan Nikulaj ka qenë i pranishëm në një lokal në qendër të Lezhës ku u bë një atentat. Unë atë natë i kam thënë kush e merr guximin t’i qëllojë kur ti ishe mbrapa. Atentati ishte ndaj Aleks Dedës, i cili mori tetë plumba por fatmirësisht i shpëtoi. Personat e dyshuar për këtë atentat dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn. Unë jam interesuar për të parë nëse ky kishte lidhje direkte me Martinajn. Eliminimi në këtë moment, nuk po hyj te motivet, eliminimi në atë pikë, me aq sa e njihja pika më e dobët që mund të goditej ishte te lokali vet por për të ishte e sigurt se nuk mund të afrohej njeri. Ai është në listën e këshilltarëve bashkiakë dhe pretendonte të merrte 7-10 anëtarëve. E veçanta ishte pozicioni që kishte zgjedhur se në vitet e tjera mbështeste mazhorancën ndërsa në rastin konkret mbështeste kandidatin e opozitës. Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo sot ai do të kishte një rol të rëndësishëm. Kjo ngjarje do të jetë në çdo raport ndërkombëtar për zgjedhjet”- tha Artan Hoxha.

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

artan hoxha ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!