LIVE UPDATES
Aktualitet

“Asnjë hap mbrapa,” në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë

Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

14 Qershor 2025, 21:18 Nga N.F
“Asnjë hap mbrapa,” në Prishtinë mbahet Parada e
Parada e Krenarise

PRISHTINË- Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton “Asnjë hap mbrapa”. Parada e Krenarisë shënoi aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila nisi prej 9 qershorit.

Në Paradën e Krenarisë sivjet në sheshin "Skënderbeu", e cila u mbajt për herë të nëntë në Kosovë, morën pjesë edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe disa ambasadorë të huaj në Kosovë, përfshirë atë britanik dhe gjerman.

Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Në ngjarjen për nisjen zyrtare të kësaj jave, përfaqësuesit e komunitetit LGBTIQ+ thanë se të drejtat e tyre shpesh janë vetëm në draft-ligje e plane qeveritare, teksa theksuan se pjesëtarët e këtij komuniteti vazhdojnë të përballen me diskriminim.

Blert Morina, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL), tha se do të dëshironte që në këtë ngjarje të përmendeshin disa suksese, sikurse ndërtimi i një strehimoreje për këtë komunitet, mundësia e martesave mes gjinisë së njëjtë, njohja ligjore e identitetit gjinor, ofrimi i trajtimeve shëndetësore për transgjinorët.

Por, ai tha se asnjë nga këto nuk është arritur dhe Kosova ende nuk është afër që t’i realizojë.

“Strehimorja ka dështuar sepse shteti ka dështuar t’i mbrojë qytetarët e vet, sepse martesa mes personave të gjinisë së njëjtë ende është vetëm një kauzë e jona e drejtë, sepse identiteti i njohur ligjërisht është përjashtim e jo rregull, sepse shërbimet për persona transgjinorë janë të paqasshme”, tha Morina.

Kosova nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Çështja ishte paraparë të rregullohej me Projektkodin Civil, por ai nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të legjislaturës së kaluar. Ndërkaq, përbërja e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ende nuk është konstituuar.

Mospajtimet kanë të bëjnë me nenin e këtij Projektkodi që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” mes personave me gjini të njëjtë.

Si nga krerët e bashkësive fetare në Kosovë, Projektkodi Civil ishte kundërshtuar edhe nga disa deputetë të legjislaturës së kaluar, të cilët kishin argumentuar se ishin kundër legjislacionit, pasi dëshironin t’i mbronin “vlerat e familjes”.

Gjatë hapjes zyrtare të Javës së Krenarisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se disa pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ kanë pasur përvoja të këqija në Kosovë, sikurse edhe në vende të tjera të botës.

“Ndjenjat e turpit dhe të veturrejtjes, mospranimi nga familja dhe diskriminimi në shoqëri janë dukuri të cilat të gjithë ne që besojmë fort në liri dhe barazi duhet t’i luftojmë së bashku, të zotohemi se do të vazhdojmë përpara pa asnjë hap mbrapa”, tha Kurti.

Ai tha se ngjarjet sikurse Java e Krenarisë janë të rëndësishme në betejën për liri dhe të drejta të barabarta, pavarësisht orientimit apo identitetit seksual. Kurti tha se Zyra e Kryeministrit është duke përgatitur një plan 2025-2027 për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+, i cili, sipas tij, do të miratohet gjatë këtij viti.

“Ky plan veprimi synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për parandalimin e diskriminimit, si dhe të ndërmarrë veprime konkrete nga institucionet në fushat e arsimit, shëndetësisë si dhe të sigurisë, mes tjerash”, tha ai.

Bashkimi Evropian tha se Kosova po bën hapa në drejtimin e duhur sa i përket mbrojtjes, përfshirjes dhe mosdiskriminimit të komunitetit LGBTIQ+. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, përmendi faktin që Parada e Krenarisë është mbajtur çdo vit në Kosovë pa asnjë incident.

Orav po ashtu përmendi konfirmimin e një aktakuze për krim të urrejtjes, rrëmbim, lëndim fizik dhe kërcënim ndaj privatësisë personale të një personi të komunitetit LGBTIQ+.

“Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë”, tha ai.

parada e krenarise ne prishtine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri