6 Janar 2023, 12:50
Nga a.l
Rituali
VLORË- Atmosferë festive me urime e falenderime pafund është shoqëruar kjo ditë e shënuar për besimtarët ortodoksë në Vlorë, Sarandë, Fier, Përmet, ku festohet dita e shenjtë e Ujit të Bekuar. Ceremonia është ndjeur nga dhjetëra besimtarë dhe qytetarë të tjerë në Vlorë, ku 4 të rinj u hodhën në det për të kapur kryqin, por vetëm, njëri prej tyre 19-vjeçari Athanas Davidi arriti të merrte sërish në dorë kryqin e hedhur nga prifti. Kremtimi nisi në kishë dhe pas përfundimit të meshës, u zhvillua rituali i hedhjes së kryqit në det. Prifti i kishës së “Shën Theodorit” në Vlorë, At Konstandin Prifti ka uruar besimtarët.
Rituali i hedhjes së kryqit në ujë është zhvilluar edhe në Sarandë ku besimtarët ishin në meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas iu drejtuan shëtitores. Sipas zakonit, të rinjtë u hodhën në ujë për të kapur kryqin. 22 vjeçari Andrea Baruta ishte i riu që arrit të kapte kryqin në ujë, ku mes të tjerash uroi përzemërisht gjithë besimtarët ortodoksë.
Rituali ka vijuar edhe në Përmet, ku disa besimtarë i janë bashkuar ceremonisë së mbajtur në brigjet e lumit Vjosa nga at Ilia Tyto. Ishte 18-vjeçari Ari Koxhaku, i cili arriti të kapte kryqin që u hodh në lumë. Edhe në qytetin e Fierit është festuar dita e ujit të bekuar. Besimtarët i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, sic do vit u ndoq hedhja e kryqit në ujë që u nxorr nga 15-vjecari Anghelo Davidi.
Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur shishe me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.
dita e ujit te bekuar
Aktualitet
6 Janar 2023, 12:11
I.A
Mjeku
DURRËS- Një mjek u filmua ditën e djeshme duke marrë ryshfet për të ndihmuar një paciente që të mer...
Aktualitet
6 Janar 2023, 12:33
F.M
Luljeta Hoxha
MALIQ- Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë rreth zonës ku ndodhi grabitja e të moshuar&eum...
Aktualitet
6 Janar 2023, 12:17
a.l
ortodoksët
DURRËS- Besimtarët ortodoksë festojnë sot 6 janarin, ditën e shenjtë e Ujit të Bekuar që përci...
Aktualitet
6 Janar 2023, 11:51
l.S
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me situatën e gripit në vendin tonë duke thën&...
Aktualitet
6 Janar 2023, 11:22
a.l
pensionist
TIRANË- Posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur, duke detyruar qytetarët e pensionistët e kësaj zone të g...
Aktualitet
6 Janar 2023, 11:07
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 30- vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me 6 muaj burg dhe 1000 euro gjobë pasi ësh...
Aktualitet
6 Janar 2023, 10:58
a.l
doza kokaine në Itali
ITALI- Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia Italiane. Mediat vendase bëjn&eu...
Aktualitet
6 Janar 2023, 10:46
a.l
policia
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi janë kapur në disa lokale duke v&eum...
Aktualitet
6 Janar 2023, 10:39
F.M
Artan Hoxha dhe Kristi Pinderi
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë mbi iniciativën për të zëvend&...
Aktualitet
6 Janar 2023, 10:17
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Një vendim i ri i qeverisë shqiptare, i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi dhe synon d...