29 Gusht 2022, 09:01
Nga A.B
Momenti i arrestimit
SARANDË- Ben Sula është 45-vjeçari i arrestuar në qytetin bregdetar pasi dyshohet se ka grabitur turistët jo pak herë. Operacioni policor i koduar 'Last summer' vuri në pranga Sulën i cili vidhte në hotele e plazhe ku qëndronin turistët. Ky person ishte në vëzhgim nga policia pasi dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë.
Sula, banues në Rrogozhinë, ka qënë i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale. Policia ka sekuestruar sende që dyshohet se do të përdoreshin nga Sula , për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.
Ben Sula
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last summer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. I dyshuar si autor i 19 rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit, gjatë sezonit turistik veror, vihet në pranga 45-vjeçari. 45-vjeçari i ndaluar, i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen sende që dyshohet se do të përdoreshin nga autori, për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last summer”, si rezultat i të cilit, u ndalua me iniciativë shtetasi:
B. S., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë. Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
ben sula grabitje ne sarande
Aktualitet
29 Gusht 2022, 08:50
A.B
Flamuri shqiptar
TIRANË- Festivali “Sunny Hill” mbylli mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve në zonën e Liqenit Arti...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 08:30
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Shqiptarët kanë gjetur rrugë të tjera për të mbërritur në Angli. Mediat kanë zbuluar ...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 08:14
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë arrestimin e nj&e...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 08:06
A.B
Policia greke
GREQI- Një shqiptar i mitur i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur p...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 07:17
A.B
Moti
TIRANË- Java nisme alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet q...
Aktualitet
28 Gusht 2022, 23:13
Gjirokastër
GJIROKASTËR- Të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të nxisin dialogun dhe bashkëpunimin në ...
Aktualitet
28 Gusht 2022, 22:49
F.M
Pjesë nga videoja
DURRËS- Disa vajza me bikini, njëra prej tyre topless kanë vendosur të japin shfaqje në bregdetin e Durr&eu...
Aktualitet
28 Gusht 2022, 22:43
F.M
Sarandë
SARANDË- Elmir Myrdini, nga Tirana është 37-vjeçari që mbeti i plagosur pas konfliktit fizik me një person tje...
Aktualitet
28 Gusht 2022, 22:17
F.M
Isa Myzyraj
TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj e ka konsideruar fyes për gazetarët shqiptarë aludimin se janë sponsorizuar nga Rusia p&e...
Aktualitet
28 Gusht 2022, 21:52
Foto Ilustruese
TIRANË- Noterja Elona Saliaj deklaron për TCH se vitet e fundit shumë politikanë shqiptarë, por edhe gjyqtar...