LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve nis hetim “administrativ” për 44 të zhdukur të burgut të Spaçit

Të dhëna arkivore sugjerojnë se së paku 44 shqiptarë u ekzekutuan apo vdiqën në kampin famëkeq të punës në Spaç dhe u varrosën në vende sekrete nga autoritetet e burgut në zonën përreth. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit njoftoi të premten se ka ngritur një grup pune për gjetjen e tyre.

2 Qershor 2023, 18:59 Nga k.m.
Autoriteti i Dosjeve nis hetim “administrativ” për 44 të
Foto ilustruese

Tridhjetë vjet pasi i burgosuri i fundit doli nga kampi famëkeq i Spaçit në zonën e Mirditës në Shqipëri, një institucion shtetëror njoftoi se ka në plan të hetojë fatin e së paku 44 të burgosurve të cilët, sipas informacionit arkivor të grumbulluar deri tani, u ekzekutuan dhe u varrosën në varre pa emër me qëllim që familjarëve t’u mohohej mundësia t’i bënin nderimet e fundit të ndjerit si dhe viktimës t’i mohohej një varrim dinjitoz.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit njoftoi të premten se ka ngritur një grup pune, përmes të cilit synohet të nisnin kërkimet në terren, pasi është mbledhur paraprakisht informacion arkivor mbi të vdekurit.

Autoriteti gjithsesi vuri në dukje se hetimi do të jetë i karakterit “administrativ”. Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera të Evropës Lindore, krimet e zyrtarëve komunistë nuk janë hetuar dhe prokuroritë shqiptare kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se nuk shohin arsye për të hetuar, pavarësisht se Bashkimi Evropian ka konsideruar si pengesë për integrimin e Shqipërisë, dështimin e prokurorive për të hapur hetime ex officio për rastet e shqiptarëve të zhdukur në kohën e Komunizmit.

“Nga kërkimet e bëra në dokumentet që gjenden në Autoritet, apo në institucione të tjera, si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, janë 44 (dyzetë e katër) ish të dënuar, që janë ekzekutuar, vrarë ose kanë vdekur nga mundimi dhe sëmundjet gjatë vuajtjes së dënimit, aksidentet në punë apo në tentativë arratisje,” deklaroi Autoriteti në një njoftim për shtyp.

“Sipas hetimeve paraprake të grupit të punës janë siguruar fakte të tilla si: Personat që ekzekutoheshin, apo vdisnin gjatë vuajtjes së dënimit, varroseshin nga personeli i burgut në vende jashtë territorit të burgut, duke u pamundësuar të afërmve të tyre, në çdo rast që të marrin trupin; vendet që kanë shërbyer si vendvarrime për të burgosurit që kanë humbur jetën në Spaç, dyshohet se gjenden pranë varrezave të fshatit Shpal, në fshatin Gëziq, Kodër Spaç, rreth 1 km në jug-perëndim të Burgut të Spaçit; si dhe në disa  raste  ekzekutimet janë kryer në vende, ku si kriter i vetëm ishte largësia nga zonat e banuara,”-shkruhet më tej në vendim.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit u krijua nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 me një ligj të veçantë, me synimin e menaxhimit të arkivës së Sigurimit të Shtetit, policisë famëkeqe sekrete, krimet e së cilës mbeten të pahetuara dhe arkiva e së cilës vijon të mbetet sekret shtetëror, edhe pse tashmë kanë kaluar tre dekada nga rënia e komunizmit.

Parlamenti Evropian në projektrezolutën vjetore për Shqipërinë këtë vit i kërkoi autoriteteve shqiptare të deklasifikojë këto dokumente dhe të sigurojë aksesin e publikut të gjerë dhe studiuesve në to./BIRN

burgu i spacit autoriteti i dosjeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet