LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-ministri Tahiri lë burgun, VOA: Do t’i kalojë 20 muaj të dënimit në shtëpi, komuniteti ndërkombëtar i shqetësuar

Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtarë janë shprehur të shqetësuar me vendimin e sotëm.

2 Qershor 2023, 18:25 Nga k.m.
Ish-ministri Tahiri lë burgun, VOA: Do t’i kalojë 20 muaj
Foto ilustruese

Në Shqipëri, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur. Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtarë janë shprehur të shqetësuar me vendimin e sotëm.

Prej sot, 20 muajt e mbetur të dënimit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do t’i kalojë në banesën e tij. Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, nën juridksionin e së cilës është dhe burgu i Lushnjes ku ai vuante dënimin, avokati Maks Haxhia, i cili ka mbrojtur ish-ministrin, shpjegoi se klienti i tij plotësonte të gjitha kushtet e parashikuara me ligj, që nga rrezikshmëria e ulët shoqërore e veprës për të cilën ai është akuzuar, te rrezikshmëria e ulët që paraqet ai vetë si person, fakti që i kanë mbetur më pak se dy vjet dënim (20 muaj burg), që ka fëmijë të mitur në ngarkim, dhe se bashkëshortja ka probleme shëndetësore që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijët.

“Ka një akt ekspertimi mjeko-ligjor, i cili vërteton se bashkëshortja vuan nga një sëmundje, e cila në momente krizash, ia bën të pamundur t’i shërbejë fëmijëve”, deklaroi Haxhia.

Ish-ministri i Brendshëm detyrohet që të mbajë kontakte me Shërbimin e provës, dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakort”.

Në Shkurt të vitit të kaluar, pas një odiseje të gjatë gjyqësore, Tahiri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin do të duhej ta vuante në burg dhe jo me shërbim prove. Gjykata riformuloi në “Shpërdorim detyre”, akuzat e rënda të ngritur nga Prokuroria e posaçme, sipas së cilës ish-ministri duhej të vuante 12 vite burg për “Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”; “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Elbasanit për Tahirin, sipas burimeve pranë përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, në Tiranë, është pritur me shqetësim prej tyre, e për këtë arsye po kërkojnë dokumentat e procesit. Edhe opozita nga ana e saj u shpreh me nota kritike, duke e konsideruar “një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, siç u shpreh në një deklaratë, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Sipas tij “lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake”.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Çështja ndaj tij është ende në pritje të shprehjes së Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të bërë si nga Prokuroria, e cila këmbëngul në akuzat e saj, por dhe nga vetë ish-ministri, i cili e ka cilësuar “skandaloz” vendimin e Apelit të Posaçëm./VOA

lirohet saimir tahiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet