LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çdo qëndrim folklorik për konsum lokal, na bën qesharakë në sytë e profesionistëve”, reagon Instituti i Arkeologjisë

Instituti i Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, deklaron se çdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, dëmton çështjen kombëtare dhe i kthen në qesharakë në sytë e profesionistëve kombëtarë e ndërkombëtarë.

2 Qershor 2023, 13:10 Nga m.s
“Çdo qëndrim folklorik për konsum lokal, na bën
foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, deklaron se çdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, dëmton çështjen kombëtare dhe i kthen në qesharakë në sytë e profesionistëve kombëtarë e ndërkombëtarë. Në reagimin për media thuhet se çdo sulm i kryer kundër këtij institucioni, s’është gjë tjetër veçse një përpjekje për faktorizim individual.

Ndër të tjera theksohet se institucionet shkencore maten me sasinë dhe cilësinë e kërkimeve dhe botimeve që realizojnë. Po kështu që Instituti i Arkeologjisë është ndër të paktat institucione kërkimore shkencore, që bashkëpunon me shkollat më të mira kërkimore europiane. Ky insitut duke renditur një sërë arritjesh, vendos në dukje që në krye të herës se kërkimi arkeologjik në Shqipëri do të vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht situatave politike që krijohen.

REAGIMI I PLOTË

Instituti i Arkeologjisë

Këshilli shkencor i Institutit të Arkeologjisë – Akademia e Studimeve Albanologjike, pasi konstaton me keqardhje disa sulme në media ndaj punës së Institucionit dhe kërkuesve të tij, i mbledhur më dt. 31 maj 2023, shprehet unanimisht se:

Kërkimi arkeologjik në Shqipëri i ka paraprirë krijimit të institucioneve nga ana e shtetit shqiptar dhe nuk i përket asnjë individi të së shkuarës, të së tashmes apo të së ardhmes, dhe si i tillë do të vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht situatave politike që krijohen.

Kërkimet e Institutit të Arkeologjisë që mbulojnë pothuajse tërë territorin shqiptar dhe të gjitha periudhat historike, vetëm apo në bashkëpunim me universitete dhe qendra kërkimore të huaja, sipas modeleve dhe parimeve ndërkombëtare në arkeologji dhe larg subjektivizmave në shkencë, kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme të cilat e kanë bërë të njohur arkeologjinë shqiptare në rang ndërkombëtar, duke na bërë krenarë!

Ky Institut ka pasur dhe ka si parim pune lirinë akademike të secilit studiues. Duke gëzuar lirinë e fituar në kërkim shkencor, studiuesit e IA-së prej dekadash tashmë nuk e bazojnë aktivitetin e tyre mbi teza të paracaktuara dhe të imponuara, por mbi problematika të cilat studiohen dhe argumentohen.

Ky Institut ka mbështetur lirinë e kërkimit shkencor në rezultatet e gërmimeve që vijnë nga terreni, duke iu shmangur populizmave politikë për efekte lokale apo interesa të momentit. Niveli i punës sonë ka qenë dhe mbetet profesionalizimi, i matshëm nëpërmjet konferencave dhe botimeve ndërkombëtare, platformat e vërteta të përballjes shkencore.

Niveli shkencor i anëtarëve të këtij institucioni është i dukshëm nga doktoraturat që janë mbrojtur në universitete ndërkombëtare, apo nga studime post-doktorale që fitohen mbi bazën e programeve konkurruese dhe meritokracisë dhe që vlerësohen nga kontributi i drejtpërdrejtë dhe jo nga subjektivizmat. Ky seriozitet ka bërë që arkeologët shqiptarë të ftohen e mirëpriten në evenimente profesionale në të gjitha shtetet perëndimore.

Çdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, nuk bën gjë tjetër veçse e dëmton çështjen kombëtare dhe na bën qesharakë në sytë e profesionistëve të vërtetë kombëtarë e ndërkombëtarë. Janë pikërisht mendimet e këtyre profesionistëve që kanë rëndësi, për të imponuar qëndrimin kombëtar të arkeologjisë shqiptare dhe jo interesat e momentit.

Çdo sulm i kryer kundër këtij institucioni, me qëllim përfitimin personal nga individë me njërën këmbë në zanat ose jo, e me tjetrën në politikë, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për faktorizim individual. Institucionet shkencore maten vetëm me sasinë dhe cilësinë e kërkimeve dhe botimeve që realizojnë. Të mos harrojmë se kërkimi arkeologjik modern, ai i shekullit XXI është multi-disiplinar dhe punë në grup. Qasja e shekullit XIX nuk është dhe nuk do të jetë filozofia e punës sonë. Instituti i Arkeologjisë është aktualisht ndër të paktat institucione kërkimore shkencore shqiptare që bashkëpunon me shkollat më të mira kërkimore europiane, duke u respektuar ndërkombëtarisht për cilësinë e punës dhe rezultatet që ka arritur.

Kërkimet tona kanë në qendër të vëmendjes zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku ndodhen, nëpërmjet përfitimit ekonomik, social e kulturor nga trashëgimia arkeologjike. Falë këtyre kërkimeve, në hartën e turizmit kulturor të vendit janë shtuar një sërë vendbanimesh, çka na nderon dhe motivon për të vijuar punën tonë me pasion dhe përgjegjshmëri.

Një vokacion i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet kontributi ynë i drejtpërdrejtë në formimin e arkeologëve të rinj. Instituti i Arkeologjisë falë Shkollës së Doktoraturës dhe bashkëpunimit me universitetet perëndimore në kuadër të projektit Erasmus + ka përgatitur arkeologë dhe studiues të rinj me nivel bashkëkohor.  Kjo armatë studiuesish drejtojnë projekte të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi, duke luajtur një rol të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore të vendeve të tyre.

Për çdo shqetësim apo aspekt që nuk lidhet me probleme të kërkimit shkencor, shteti i së drejtës ka institucionet përkatëse ku secili qytetar është i lirë të drejtohet.

instituti i arkeologjisë në akademinë e studimeve albanologjike

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës