LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoriteti i Konkurencës nis hetim të thelluar për bankat e nivelit të dytë edhe disa institucione financiare, gazetarja: Filloi për interesin e një kompanie

Xama tha se ky hetim nisi pas një ankese nga një kompani që ofron policin e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera. 

21 Prill 2025, 21:26 Nga M.B
Autoriteti i Konkurencës nis hetim të thelluar për bankat e
Ola Xama

TIRANA- Gazetarja Ola Xama tha sot se Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetim të thelluar për disa banka të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Xama tha se ky hetim nisi pas një ankese nga një kompani që ofron policin e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera. 

Gazetarja tha se mesa duket ky hetim u nis jo për interes të qytetarëve, por për interes të një kompanie. Ajo shtoi se Autoriteti i Konkurencës, një vit është bërë një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të jetës pas një ankese që është depozituar në Autoritetin e Konkurencës dhe së fundmi, theksoi ajo, Autoriteti i Konkurencës ka marrë vendimin të nisë hetimin e thelluar për shumicën e bankave të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare.

Xama shpejgoi dhe rolin e bankave në këtë çështje teksa tha se çdokush që shkon dhe merr kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës. Ajo tregoi se në momentin që vjen data për ta prerë siguracionin e jetës, banka e pret vetë këtë dhe ia ofron klientit duke i thënë 'ky është polici i sigurimit ti duhet të paguash këtë faturë'. Xama tha se bankat mbajnë 25%.

Pjesë nga fjala e gazetares:

Përpara se t'i përgjigjem pyetjes tuaj do të doja që si në ekonomi, si në krim, si në çdo fushë ne jemi shumë larg pasaportës europiane që premton kryeministri dhe nga ato që dëgjova dhe nga paneli dhe nga kolegia Klodiana Lala ky ishte konstatimi më me vend. Dhe po ta krahasosh dhe me fushën e ekonomisë sigurisht që jemi shumë larg pasaportës së europës dhe vendeve të europës që mund të jenë shumë afër gjeografikisht, por ky konkluzion më doli sepse isha duke parë tarifat e bankave që aplikojnë në Shqipëri, pra banka me kapital të BE-së që kanë degë dhe në Shqipëri me tarifat që aplikojnë ato në vendet ku operojnë. Në Shqipëri janë dy apo 3 herë më të larta krahasuar me ato andej. Edhe sa i takon praktikave tregtare edhe çmimeve të importuesve të naftës kudo vetëm Shqipëria nuk është Europë ndërkohë që të njëjtat kompani në vendet ku operojnë dhe janë vende të BE-së sillen si europiane.

Ky është realiteti shqiptar. Sa i takon çështjes së hetimit të thelluar që ka nisur Autoriteti i Konkurencës, një vit është bërë një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të jetës pas një ankese që është depozituar në Autoritetin e Konkurencës dhe së fundmi Autoriteti i Konkurencës ka marrë vendimin të nisë hetimin e thelluar për shumicën e bankave të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare. Hetimi është nisur prej një kompani që ofron policen e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera. Pra Autoriteti i Konkurencës për të nisur këtë hetim të thelluar në tregun bankar i cili ka vite që abuzon me pozitën që ka me klientët të cilët kanë marrë një kredi nuk e ka nisur për shkak të interesit të qytetarëve, por e ka nisur për shkak të interesit të një kompanie.

Çfarë bëjnë bankat lidhur me trajtimin e klientit me policët e sigurimit? Çdo kush që shkon dhe merr kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës në mënyrë që, nuk merr kredi konsumatore, por merr kredi hipotekore ku lihet dhe kolateral siç është kredia për shtëpi apo kredia për biznes, pra është i detyruar që një herë në vit të presë policin e sigurimit. Në momentin që vjen data për ta prerë, banka e pret vetë këtë polic dhe ia ofron klientit duke i thënë 'ky është polici i sigurimit ti duhet të paguash këtë faturë'.  Mua më ka ndodhur personalisht, por duke qenë se unë e di i kam thënë bankës unë nuk e paguaj këtë polic, por unë do të sjell një polic sigurimi të prerë vetë dhe një listë kompanish që ju ma vini në dispozicion te të cilat keni besim, edhe kjo është një tjetër çështje që duhet diskutuar, sepse rriskun nëse vdes unë larg qoftë dhe nuk e paguaj kredinë, shtëpinë time nuk e trashëgon trashëgimtari im, edhe e kam unë rriskun dhe unë duhet ta zgjedh kompaninë dhe nuk duhet ta zgjedhë banka. 

Bankat mbajnë 25% dhe siguracioni i jetës varet në bazë të moshës, po një mesatar mund të jetë në nivelin 150% deri në 100 euro për një person. Tani, i gjithë tregu që arkëton banka përmes sigurimit është 60 milionë euro në vit. Nga këto bankat si broker sigurimi mbajnë njëzet e pesë për qind, pra 4 milionë euro janë fitimi i bankave. Këto 4 milionë euro duhet të ishin të qytetarëve. Mbase mund të duket një shifër e vogël nëse thua nëse janë 100 mijë klientë me euro. Çështja është që banka nuk e tregon këtë gjë te klienti, që ju duhet që ta paguani e ta prisni policën e sigurimit dhe të ma jepni mua po një treg akoma dhe më i madh është siguracioni i pronës dhe me çmimet e pronave që kanë shkuar sot, një siguracion prone shkon 150 deri në 200 euro.

Edhe këtu fiton njëzet e pesë për qind banka si agjent dhe broker sigurimi, ndaj unë kam një pyetje edhe për institucionet. Si ka mundësi që nuk shikojnë abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëdhëniet tregtare që banka ka me klientin, por vetëm me shoqëritë e sigurimit dhe Autoriteti i Konkurrencës ka një rol shumë të madh në luftën e monopoleve, oligopoleve, qoftë edhe kontratave koncesionare, Autoriteti i Konkurrencës duhet të pyetet përpara se të jepet një kontratë koncesionare nëse prish rregullat e treta.

ola xama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj