LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokati i 28-vjeçares që u dhunua: Është ende në gjendje të rëndë, një nga analizat s'i ka dalë mirë, po mbahet tek Trauma

Avokati kërkon që ndaj 31-vjeçarit të shtohet dhe akuza e vrasjes e mbetur në tentativë dhe dhënia e lëndëve narkotike me forcë.

18 Prill 2023, 21:22 Nga F.M
Avokati i 28-vjeçares që u dhunua: Është ende në
Enea Cenko

TIRANË- Enea Cenko, avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga partneri i saj në Tiranë ka deklaruar se e reja ndodhet ende e shtruar në spitalin e Traumës. Në një lidhje në emisionin “Open”, Cenko tha se një nga analizat nuk i ka dalë mirë dhe e reja është mbajtur e shtruar nga bluzat e bardha. Avokati i 28-vjecares së dhunuar barbarisht nga Gleard Gusholli, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24. Ai tha se në ditët në vijim, e dhunuar do t’i nënshtrohet edhe disa ekzamimimeve të tjera. Avokati kërkon që ndaj 31-vjeçarit të shtohet dhe akuza e vrasjes e mbetur në tentativë dhe dhënia e lëndëve narkotike me forcë.

“Vajza ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rënduar psikologjike. Ditën e sotme pas takimit zyrtar me drejtorin e policisë, ku kemi kërkuar psikolog, ka ardhur pranë spitalit. Gjendja shëndetësore është e rënduar, nuk mund të themi rëndë, por e rënduar sepse po bëhen ekzaminime të tjera. Sot kanë ardhur, pas thirrjes mediatike në Neës24, ekspertët e mjekësisë ligjore, edhe pse është e martë dhe kanë kaluar më shumë se 48 orë. Ndaj autorit janë ngritur disa akuza tashmë, por në këto momente sërish është theksuar që duhet të ketë rikualifikim të akuzave sepse sipas nesh si mbrojtje, duhet të ngrihet akuza vrasje e mbetur në tentativë, pengmarrja, dhënia e lëndëve narkotike me dhunë, etj…Kam konstatuar me një nga doktorët, dhe më thanë që një nga analizat nuk kanë dalë mirë, dhe duhet ripërsëritur. Kemi kërkuar sot dhe një aktekspertim toksik, për kokainë, si dhe aktekspertimi psikologjik. Do veprojmë sipas ligjit,”- u shpreh ai.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al

merret peng 28-vjecarja ne tirane enea cenko

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit