LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë një mundësi sërish”! Sarrazin në “Public Square”: Politika e zgjerimit rikthen shpresën që qytetarët

Sarrazin shprehet se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë gabimin humbjes së një mundësie të madhe sërish, pasi ndonjëherë Ballkani Perëndimor është mjaft i zoti për këtë.

6 Tetor 2023, 19:08 Nga I.A
"Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë një
Manuel Sarrazin dhe Ditmir Bushati

TIRANË- Tirana mikpriti ministerialin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim ky që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor. Për të folur mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe sfidave me të cialt përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, në podcasting e radhës “Public Square”, Ditmir Bushati bisedoi me Manuel Sarrazin, Përfaqësues i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sarrazin shprehet se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë gabimin humbjes së një mundësie të madhe sërish, pasi ndonjëherë Ballkani Perëndimor është mjaft i zoti për këtë.

“Nga njëra anë, kemi një zhvendosje gjeopolitike që ka risjellë përsëri në skenë zgjerimin si një instrument politik të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, politika e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor duket të jetë e dobët si shtysë për ndryshime të brendshme. Ndaj, mendoj se kemi një situatë të përzier. Dhe pastaj ndiqet zakonisht nga argumenti më i dobët i zgjerimit që në fakt është se, njerëzit nuk janë të gatshëm të presin për ndryshimet që duan. Nga njëra anë, siç mund ta dini, rajoni është mjaft i duruar përsa u takon ndryshimeve të mëdha të politikave në aspektin e brendshëm, por nga ana tjetër, njerëzit po largohen nga rajoni”, thekson ai.

Ditmir Bushati nënvizon se në ditët e sotme shtetasit e Ballkanit Perëndimor po e lidhin Gjermaninë më shumë me valën e infermiereve, studentëve të mjekësisë dhe mjekëve që po largohen duke shkaktuar humbje të potencialit njerëzor në rajon.
Përfaqësuesi i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor shprehet se largimi i njerëzve duhet trajtuar nga politika e zgjerimit, e cila duhet të rikthejë tek njerëzit shpresën që të mos largohen nga vendi për të sjellë ndryshimin.
“Nga njëra anë, Franca dhe Gjermania deri në njëfarë mase nuk janë fort të kujdesshme me Ballkanin Perëndimor në këtë pikë. Nga ana tjetër, kjo tregon se reformat nuk bëhen vetëm për Bashkimin Europian. Kryerja e reformave është e rëndësishme për qytetarët, për të realizuar ndryshime edhe kur Europa ndoshta nuk arrin të jetë përgjigjja e duhur për ndryshimet. Pra më mirë të mos flasim se kush është përgjegjës për këtë, pasi është e qartë se migrimi i të arsimuarve nuk do të ndryshojë nga sot nesër menjëherë, por njerëzit duhet të kultivojnë besimin te vendet e Ballkanit Perëndimor, se ju mund të jeni të suksesshëm atje dhe vendi do të jetë i suksesshëm. Nuk bëhet më fjalë për sukses individual, por për suksesin e vendit. Gjithashtu duhet të jetë e qartë se besueshmëria e Bashkimit Europian mbështetet mbi parimin se nëse premton diçka do të duhet ta mbash atë”, thekson Sarrazin.

Për Manuel Sarrazin Procesi i Berlinit ka dhënë disa rezultate konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse ato shpeshhere nënvleftësohen. “Ka një shans historik për të parë më në fund se Procesi i Berlinit mund të jetë një instrument mjaft i fuqishëm në drejtim të kontributit për perspektivën europiane. Por le ta themi edhe në këtë mënyrë, për rolin e institucioneve europiane dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor. Në këtë ndryshim historik që po vjen tashmë me Ukrainën dhe Moldavinë, zgjerimi rivjen në skenë si instrumenti më i fuqishëm i politikës së jashtme që ka BE-ja. Meqë ra fjala, është pa mëdyshje në duart e Komisionit sipas procedurës, jo sipas vendimeve, për shkak të situatës në Këshill. Pra, është një shans historik posaçërisht për Gjermaninë dhe vendet e Procesit të Berlinit në përgjithësi për t’i dhënë një shtytje tjetër dhe një fluks tjetër idesh këtij procesi”, thotë ai.

Sipas tij, Brukseli nuk ka pse të ketë frikë nga Procesi i Berlinit. “Ne jemi një instrument për agjendën e Brukselit dhe jemi dakord me këtë rol. Sigurisht një instrument i fuqishëm, sepse për kancelarin gjerman, ministren e jashtme, koalicionin në Gjermani, ky është një instrument i rëndësishëm për ta. Por Olaf Scholz nuk kërkon një vend në histori si kancelari që mundësoi zgjerimin e BE-së. Ai beson vërtet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. E beson me zemër, me bindje dhe jo për të nxjerrë përfitime politike. E njëjta gjë vlen edhe për ministren e jashtme. Ky është pozicioni gjerman. Ne besojmë atë që themi. Situata gjeopolitike, mendoj, se po kontribuon gjithashtu shumë”, shprehet Manuel Sarrazin.

Por a është vendimi për të organizuar konferencën e Berlinit këtu në Tiranë një shprehje vullneti se e ardhmja e rajonit tonë është në BE?

Për Manuel Sarrazin rezultatet e takimit janë më të rëndësishme sesa vendi i mbajtjes së takimit. “Ideja është për të dhënë mesazhin se rajoni është në pozitë të barabartë në Procesin e Berlinit. Kjo është ideja. Ne duhet t’i qëndrojmë vullnetit politik dhe Gjermania po përpiqet të injektojë një fluks të vullnetit politik edhe në rajon me qëllimin shtimin e reagimit për më shumë shpejtësi politike. Për ne nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e kapitujve dhe çeljen e negociatave, posaçërisht për Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut. Angazhimi ynë
është për një vullnet të fortë politik dhe për rezultate konkrete”, thekson Përfaqësuesi i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

 

manuel sarrazin ditmir bushati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet