LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Kolegji fshikullon KLP për vendimarrje “absolutisht të papranueshme”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit denoncoi të premten vendosjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shërbim të një prokurori përmes vendimit urgjent për përfundimin e statusit të tij të magjistratit – por KLP pretendoi se vendimi ishte në përputhje me ligjin.

6 Tetor 2023, 18:48 Nga I.A
BIRN: Kolegji fshikullon KLP për vendimarrje “absolutisht të
KLP

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi të premten shkarkimin nga detyra të prokurorit Kujtim Luli dhe denoncoi një vendimarrje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në favor të tij si “absolutisht të papranueshme” dhe në kundërshtim me ligjin.

Përmes një njoftimi për shtyp, trupa gjykuese e KPA bëri me dije se pasi e kishte marrë vendimin për Lulin më 3 tetor dhe kishte njoftuar se do ta shpallte atë më 6 tetor, subjekti i rivlerësimit kishte vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Prokurorisë përmes një kërkese për përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të moshës së pensionit.

BIRN mësoi se Luli e kishte bërë kërkesën më 4 tetor dhe një ditë më pas, KLP u mblodh me urgjencë dhe e miratoi atë. Pas vendimit për përfundimin e statusit të magjistratit, ky vendim iu njoftua Kolegjit po me 5 tetor si nga KLP, ashtu edhe nga Luli, i cili kërkoi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për shkak se nuk e gëzonte më statusin e magjistratit. Por KPA e konsideron këtë si të papranueshëm.

“Në këto kushte, kur vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kërkesa e subjektit të rivlerësimit kanë ardhur pasi trupi gjykues i Kolegjit e kishte marrë vendimin, ato janë absolutisht të papranueshme, sepse janë paraqitur jashtë çdo afati procedurial dhe pasi vendimi përfundimtar për procesin e rivlerësimit ishte marrë,” deklaroi KPA.

Po ashtu, Kolegji konstatoi se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Lulin parashikon hyrjen në fuqi menjëherë, çka sipas KPA-së bien ë kundërshtim me ligjin 115/2016 që parashikon një afat 15 ditor si periudhë kur ndaj aktit administrativ mund të bëhet ankim.

“Me fjalë të tjera, vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorise nuk ka hyrë ende në fuqi”, citohet në njoftimin e KPA që sqaron se megjithëse ky argument nuk lidhet me moskonsiderimin e akteve të dorëzuara nga Luli, është vlerësuar i rëndësishëm për t'u sjellë në vëmendje të publikut.

Pas njoftimit të Kolegjit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e mbrojti vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Kujtim Luli si në përputhje me ligjin. Sipas KLP-së, afatet për shqyrtimin e kërkesës ishin gjithashtu në përputhje me pikën 5 të ligjit “për statusin e magjistratit”.

“Këshilli nuk ka mundësi të refuzojë kërkesën, nëse subjekti ka mbushur moshën 67 vjeç siç parashikon ligji për daljen në pension. Duke qenë se kjo procedurë administrative ka nisur me kërkesë të vetë subjektit dhe është pranuar e plotë, si dhe për faktin se nuk ka palë të tjera të përfshira në këtë procedurë, atëherë askush nuk legjitimohet të ankimojë këtë vendim,” pretendoi KLP në reagim.

Prokurori Kujtim Luli i Prokurorisë së Përgjithshme u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, por çështja u dërgua përpara Kolegjit nga komisioneri Florian Ballhysa, i cili pretendoi se subjekti nuk i kishte deklaruar shpenzimet për arsimimin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk kishte burime të ligjshme për t'i justifikuar ato.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Ballhysa kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit me argumentin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të kursimeve dhe shpenzimeve, ndërsa Luli kërkoi konfirmim duke pretenduar se interpretimi i ligjit nga ana e Ballhysës ishte i gabuar.

Të premten, Kolegji shpalli vendimin për shkarkimin e Lulit, i cili ishte marrë me shumicë votash nga trupa e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Rezarta Schuetz.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja Natasha Mulaj theksoi se subjekti kishte bërë vazhdimisht deklarime kontradiktore gjatë procesit të hetimit administrativ.

“Subjekti ka qenë kontradiktor dhe ka treguar mungesë transparence,” tha Mulaj dhe shtoi se Luli gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për depozitimet cash të kryera në sistemin bankar dhe mbulimin e shpenzimeve të shkollimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrë nga Reporter.al

birn klp

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë