LIVE UPDATES
Aktualitet

Balluku viziton qendrën e Inovacionit ICT në Mat: Një mundësi për të zhvilluar njohuritë në shkencat kompjuterike

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj vizituan nga afër qendrën e inovacionit, ku nxënësit prezantuan edhe disa prej punimeve të realizuara prej tyre.

23 Mars 2024, 15:15 Nga h.k
Balluku viziton qendrën e Inovacionit ICT në Mat: Një
Foto ilustruese

MAT-Në bashkinë e Matit është ngritur qendra e Inovacionit ICT, një hapësirë e dedikuar teknologjisë, duke ju ofruar mundësi fëmijëve të kësaj bashkie që të zhvillojnë trajnime dhe marrin njohuri në tre profile, desing, ⁠kodim dhe robotikë.

80 nxënës të bashkisë së Matit janë regjistruar në fazën e parë të kësaj shkolle, duke shfaqur kështu një interes të lartë për të qenë pjesë e kësaj qendre.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj vizituan nga afër qendrën e inovacionit, ku nxënësit prezantuan edhe disa prej punimeve të realizuara prej tyre.

Kryebashkiaku Malaj tha se bashkia ka mbështetur këtë qendër, ku interesi i treguar nga të rinjtë vijon të jetë tepër i lartë. “Ne si bashki kemi marrë përsipër edhe personelin që punon këtu të jetë pjesë e stafit të bashkisë që këto kushte, këto trajnime të vazhdojnë dhe të mos pengohen. Duke qenë se në kursin e parë kemi pasur 80 fëmijë të regjistruar atëherë e pamë të arsyeshme që ky të vazhdojë gjithmonë duke pasur një personel ndihmës direkt nga stafi i bashkisë”, tha Malaj.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se fusha e teknologjisë po merr një vëmendje gjithmonë e më të shtuar, ndaj është e rëndësishme që të rinjtë të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë sektor, teksa siguroi se mbështetja për këtë qendër do të vijojë.

Ky është një projekt që ja vlen. Një projekt ku fëmijët përfitojnë, por, siç e kam thënë gjithmonë, ju të Matit jeni edhe të talentuar nga natyra kam përshtypjen unë, se kam njohur shumë djem dhe vajza të cilët janë shumë të talentuar përsa i përket shkencave kompjuterike, që janë dhe e ardhmja e vendit. Ju e dini që ne kemi filluar të dixhitalizojmë të gjitha proceset, duke nisur nga shërbimet që merren online dhe më pas edhe kurset që bëni ju mbas orarit të shkollës, por edhe në shkollë”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja vlerësoi më tej Bashkinë e Matit për të gjithë punën që po bën për përthithjen e programeve dhe projekteve të cilat financohen nga donatorët e huaj.

Programi do të vazhdojë. Nga ana tjetër, bashkia e Matit ka një përthithje shumë të mirë të fondeve të huaja, siç është edhe rasti i fondeve që keni përthithur jo vetëm për qendrën, por për të rinovuar gjithë pallatin e kulturës. Kështu që unë besoj që programet do vijojnë dhe për më tepër edhe do të shtohen dhe me gjithë këtë pjesëmarrje që ju keni edhe motivimin për të shkuar përpara, unë jam shumë e sigurtë që donatorët sa herë do t’ju vizitojnë dhe do të shikojnë pjesëmarrjen e fëmijëve dhe angazhimin e mësuesve do t’ju mbështesin padyshim. Sigurisht të njëjtën gjë edhe përsa i përket qeverisë”, shtoi më tej Balluku.

Nxënësit e qendrës së Inovacionit ICT Mat demonstruan disa prej punimeve të realizuara prej tyre, falë njohurive të marra në këtë qendër.

bashkia mat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet