LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia premton riparim të shtëpisë, por lë familjen prej 7 anëtarësh pa dyer e pa dritare. Denoncuesi: Na sollën 2 çadra

Sipas bashkisë, atij i takonin 9 milionë Lekë për rikonstruksion. Por akoma sot, shtëpia e tij ende nuk ka përfunduar. Bashkia e ka lënë pa dyer, dritare, instalime elektrike dhe hidraulike e tarracë. Ai thotë, se ka futur edhe 6 milionë Lekë vetë dhe sërish shtëpia është e pambaruar. Aktualisht Reshati me familjen e tij po banon në shtëpinë e të vëllait, me shpresën se ai nuk do të kthehet gjatë kësaj kohe.

9 Shkurt 2023, 23:55 Nga DOSJA
Bashkia premton riparim të shtëpisë, por lë familjen prej 7
Qytetari

DIMAL- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshatin Poshnje, Gllava 2, Bashkia Dimal për rastin e qytetarit Reshat Totaj i cili ka një familje me 7 anëtarë. Tërmeti i vitit 2017 i dëmtoi shtëpinë dhe bashkia i dha një çadër dhe një sasi ushqimesh. Në vitin 2019 shtëpia e tij u bë e pabanueshme, por Reshati mbeti sërish në çadër.

Sipas bashkisë, atij i takonin 9 milionë Lekë për rikonstruksion. Por akoma sot, shtëpia e tij ende nuk ka përfunduar. Bashkia e ka lënë pa dyer, dritare, instalime elektrike dhe hidraulike e tarracë. Ai thotë, se ka futur edhe 6 milionë Lekë vetë dhe sërish shtëpia është e pambaruar. Aktualisht Reshati me familjen e tij po banon në shtëpinë e të vëllait, me shpresën se ai nuk do të kthehet gjatë kësaj kohe.

Denoncuesi: Në vitin 2017 më ka rrëzuar shtëpinë tërmeti, pjesërisht të papabueshme. Më sollën një çadër të vogël. Unë vetë i shtatë në familje, djali që kam invalid me nusen dhe me 3 fëmijë dhe zonja ime. Me ndihmë ekonomike e me gjithë ato halle e me vuajtje, tërmeti i vitit 2019 i rrafshoi fare. Më sollën më pas, një çadër të madhe. Në Këshill Bashkiak, ata vendosën të më jepnin 9 milionë e 400 mijë. Nga këto do të merrja gjysmat, 4 milionë. Rastësisht shkova të pija në kafe dhe ai shoku më tha që vjen Rama. “O shyqyr thashë po e pres”. Erdhi, u ul, më tha “shprehu çfarë ke”. Unë i thashë se kam një problem e ja shpjegova. Më tha që a kisha shkuar tek kryetarja e bashkisë. Unë i thashë që kisha shkuar mbi 150 herë. Më pas, kryeministri e pyeti kryeataren se si e ka problemin shoku. Ajo i tha që “ne e kemi ndihmuar, ju kemi dhënë ushqime e gjëra”. Unë i thashë që më ka ndihmuar me disa ushqime. Nesër në mëngjes kryetarja e bashkisë më dërgoi inxhinierin dhe 2-3 veta të tjerë për inspektim dhe e çuan nga 9 milionë në 24 milionë . Ramës ia di për nder, ai është i gjatë dhe i mençuar, nuk është i gjatë dhe pa mend.   Me shtëpinë nuk u bë gjë prej gjëje. E kanë lënë pa dyer, pa dritare, pa instalime, pa banjo e pa asgjë.  Ballkoni nuk ka pllaka, nuk ka tavan dhe nuk ka as dritare, as instalime nuk ka.  Në korridor, tavanet jo, instalimet mungojnë dhe këto që janë i kam blerë vetë. Dhomat pa tavan, pa dyer, pa dritare, pa instalime.

Gazetarja: Nga ky 24 milionshi që me vendim të Këshillit Bashkiak të takonin për këtë shtëpi, sa para mund të ketë futur bashkia dhe sa para ke futur ti vetë?

Denoncuesi: Unë kam futur tek 6 milionshi. Më ka lënë shtëpinë vëllai dhe rri tek shtëpia e vëllait. Unë kërkoj nëpërmjet emisionit “Stop” që të më ndihmojë kryeministri që të bëj ata që kanë mbetur pa bërë.

Në një takim me inxhinieren e Bashkisë, kjo e fundit i thotë se aty janë 11 shtëpi dhe kanË ndaluar punimet sepse disa prej tyre kanë ndryshuar strukturën. Në këtë mënyrë punimet janë pezulluar, duke penalizuar edhe Reshatin që i është përmbajtur projektit.

Inxhinierja: Objekti është bërë me bashkëfinancim, që do të thotë 80% e fondit është i Qeverisë, ndërsa 20% është i Bashkisë. Ideja është këtu: janë 11 objekte të tilla që janë bërë sipas subjektit që i zbatoi, firma ndërtuese ka mbaruar. Tani puna është këtu që gjatë zbatimit, dikush tha mos ma bëj këtë murin këtu se e dua këtu. Domethënë çfarë kishim planifikuar dhe parashikuar ne, këta i ndryshuan. Tani, që t’i ndryshoni këto, duhet  të merrnin miratimin në moment. Këto nuk e bënë këtë gjë, që do të thotë që na lind nevoja që këto projekte t’i kalojnë dhe miratojnë edhe njëherë. Pak a shumë është, si të bësh një projekt nga e para. Nuk e bën, por e llogarit. Sepse dikujt, kishte 30 m 2 çati, vajti e bëri 120. Domethënë unë të gjithë elementët e çatisë duhet t’i llogaris edhe njëherë.

Qytetari: Atë hapësirë kisha, atë kemi bërë. Bile kam paguar. Po sa mund të vonojë e kam…

Inxhinierja: Unë shpresoj, që mos të të vonojë shumë! Ne nuk e bëjmë proçedurën vetëm për këtë rast, por do ta bëjmë për 11 objektet. Në qoftë se në Shtator nuk e mbyllim brenda muajit, do ta sjellësh dhe Stopin këtu.

Megjithëse u premtua nga bashkia Dimal se shtëpia do të përfundonte në shtator 2022, kjo nuk ka ndodhur pasi pritet të çelet një fond për këtë.

Gazetarja: I keni thënë që pas një muaji do të fillojnë punimet sepse ka disa ndryshime në projekt, por shtëpia nuk ka asnjë ndryshim. Të lutem më thuaj një ndryshim që ka në projekt.

Inxhinierja: Procedura është e përbashkët për të gjithë.

Gazetarja: A mund të më thoni se kur do të fillojnë punimet?

Inxhinierja: Moj, a i merrni infromacionet e sakta ju apo doni të bëni vetëm emisionin? Aq ishte fondi, ne nuk e vendosim fondin. Na lini rehat që të bëjmë punën.

Gazetarja: Kur do të filloni punën?

Inxhinierja: Dil përjashta të lutem shumë.

Gazetarja: Nuk kam pse dal përjashta, nuk jam në shtëpinë tënde. Dil ti përjashta.

Inxhinierja: Po i bëhet shtëpia atij zotërisë, ti do të vish vërdallë.

Gazetarja: Po kur do ia mbarosh?

Inxhinierja: Po ik pra, ka procedura për çdo gjë.

Kështu që këtë dimër, Reshati do ta kalojë në cadër, ose në rastin më të mirë në banesën e të vëllait, që ndodhet jashtë vendit me shpresën që nuk do të kthehet.

Denoncuesi: Nuk ka ndodhur asgjë. Mora në telefon përgjegjësin e firmës, më tha që ka mbaruar fondi dhe nuk kemi fond më. Thanë që në Shtator 2022 do të përfundonte ndërtimi i banesës, por nuk e mbajtën fjalën.

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop reshat totaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet