LIVE UPDATES
Politike

"Bashkohuni me ne!" Berisha, thirrje demokratëve në Elbasan: Me Bashën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën

 Berisha shtoi se programi i PD-së është është programi që kujdeset për të varfrit, që zëvendëson mafien me ligjin, pa të cilat kombi, sipas tij, nuk bëhet dot.

6 Prill 2025, 12:29 Nga M.B
"Bashkohuni me ne!" Berisha, thirrje demokratëve në Elbasan:
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve në Elbasan që të bashkohen me PD-në. Berisha tha se ata nuk kanë asnjë lidhje me Lulzim Bashën pasi këtë të fundit e lidhin transaksionet me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se  Rama dështoi në asgjësimin e PD-së. Berisha shtoi se programi i PD-së është është programi që kujdeset për të varfrit, që zëvendëson mafien me ligjin, pa të cilat kombi, sipas tij, nuk bëhet dot.

"Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin ju me Ramën, kurse keni investime në PD. Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe garantoj se PD është shtëpia juaj. Së fundmi, dy fjalë, Edi Rama dhe altoparlantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë. Tani, edhe një ditë në një studio të madhe, e vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u larguar nga politika asnjë ditë", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miq, pra ne kemi një program me të cilin nuk duhet të trokasim në çdo zemër. Ku jemi ne sot? Ai na ka mbyllur televizionet që i kontrollon me leje ndërtimi. Ai mbylli TikTokun nga frika dhe tmerri i të rinjve që e kritikojnë çdo ditë për arrogancën e tij. Ai bën gjithçka që ne të mbetemi të izoluar. Por ne kemi një armë në duart tona, njerëzinë për të trokitur në çdo zemër shqiptare, në çdo vatër, në çdo ditë, me këtë program për të biseduar me të, se nuk është programi si i vetëm, si i atij, por është programi i çdo shqiptari. Ju e patë vetë reagimin e tregtarëve dje në treg. Cili ishte? Mirënjohje ishte. Mirëkuptim ishte. Besim ishte. Prandaj të shkojmë t'u themi kudo se nuk synojmë asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të punësohen dhe të marrin rrogën më të lartë. Të mirëqenia e tyre. Pra, ky është programi që kujdeset për të varfrit, që ndodh në atë krenari kombëtare, që zëvendëson mafien me ligjin, pa të cilat kombi nuk bëhet dot.

Ky është programi i të gjithë shqiptarëve. Miq, këtu ka parti të ndryshme. Ky program ftojmë çdo qytetar ta votojë. Edi Rama u përpoq pasi dështoi në asgjësimin e PD, në asgjësimin e PD, bëri gjithçka për krijimin e bizave, duke krijuar satelitë dhe paterica. Por ju e patë vetë, por sidomos e kam fjalën për të gjithë demokratët e Elbasanit, dhe kur ata të gjithë demokratët e Elbasanit, pa nga dita e themelimit gjer sot, bashkohuni me këta deputetë. Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin ju me Ramën, kurse keni investime në PD. Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe garantoj se PD është shtëpia juaj. Së fundmi, dy fjalë, Edi Rama dhe altoparlantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë. Tani, edhe një ditë në një studio të madhe, e vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u larguar nga politika asnjë ditë.

Por unë, kryeministër, u gjeta në një darkë në Gjermani, ku në tryezën e kohës, krahas mikpritësit që shtroi darkën, ishte një këshilltar shumë i njohur, një ekonomist i madh i disa presidentëve amerikanë, Pol Uolker. I zoti i shtëpisë më tregon tek ai për reformat që kishim bërë, taksë e sheshtë, etj. Dhe i thotë, ka qenë president dhe kryeministër. Ai kthehet më thotë, si Putini. Unë i them, pak më ndryshe. I thashë, unë kam ndenjur 8 vite në opozitë. Kurse Putini kaloi nga presidenti në kryeministër. U mërzit që ma tha atë fjalë, por mbeti mik gjithmonë me mua. Tani, i lëmë këto. U them, Sali Berisha kishte dorëzuar çdo pushtet, vazhdon në vjeshtën e tij, i qetë, por natyrisht avokat i interesit publik duhet të jetë çdonjëri prej nesh, pa asnjë ambicie për pushtet. Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, por nuk ka as ambicie për para. Ambiciet janë të veçanta të tjera.

Mirëpo një ditë, pasi ndërmori intrigat që ndërmori kundër meje, zgjodha të luftoj vetëm. Shoh pastaj që do të vendosë o unë do të nën kontroll. Tani unë u them çdo shqiptari, demokrat, socialist, çfarëdo qoftë ai, a duhet vend që të ketë një o vend, apo të ketë një lolo-o vend siç bën dot Basha me Ramën? Më thoni pak. Atë nuk e pranonit ju, atë nuk mund ta pranojë një herë. Shqipëria duhet të ketë një gjë të vërtetë. Dhe u bën të gjitha veprimet për të na zhdukur, sot jemi më të fortë se kurrë, më të gjithë se kurrë. Sot, Edi Rama i hape gropën e opozitës, të jap fjalën e nderit se në atë gropë do biesh vetë me datën 12 maj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës