LIVE UPDATES
Politike

"Elbasani nuk do jetë më i mafies"/ Berisha: Arbjani i Ndraghetës dhe Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se alternativa e vetme e shqiptarëve ishte të largoheshin nga vendi i tyre sepse nuk mund të siguronin mbijetesën dhe as të ndërtonin ëndrrën e tyre. 

6 Prill 2025, 11:39 Nga E. D
"Elbasani nuk do jetë më i mafies"/ Berisha: Arbjani i
Sali Berisha

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës në prezantimin e kandidatëve të qarkut të Elbasanit për koalicionin ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ u shpreh se shqiptarët janë populli më i vjedhur në 12 vitet e fundit. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se alternativa e vetme e shqiptarëve ishte të largoheshin nga vendi i tyre sepse nuk mund të siguronin mbijetesën dhe as të ndërtonin ëndrrën e tyre. 

Kryedemokrati po ashtu kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama se pas 12 vitesh vjedhje del sërish para shqiptarëve me mashtrime. Më tej Berisha premtoi se banda si Arbjani i Ndraghetës, Taulanti i Suel Çelës do të marrin dënimin e merituar. 

"Miq, nuk ka një popull të dytë më të vjedhur se sa shqiptarët në 12 vite. Alternativa e tyre mbeti vetëm të largohen nga ky vend sepse këtu nuk mund të siguronin mbijetesën, pa le më të ndërtonin ëndrrën e tyre. Miqtë e mi, para kësaj situate, PD vjen para jush me një zotim solemn për të kaluar nga kjo gjendje dramatike në projektin e Shqipërisë Madhështore, e Shqipërisë së ëndrrave të djemve dhe vajzave shqiptare. Edi Rama, pas 12 vitesh, përsëri bën bandillin, del para shqiptarëve me serialin e mashtrimeve. Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, nuk është problem pensioni tmerrësisht i ulët. Nuk është problem largimi i të rinjve. Nuk është problem sundimi i krimit sepse ai sundon së bashku me ta. Nuk është problem falimentimi i ndërmarrjeve prodhuese për shkak të narkoeurove dhe Ballkanit të Hapur.

Për të, problem është opozita, i biri i të atit tregohet. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj. Ai vërtet është shumë i pasur, ai vërtet ka saraje, ai vërtet ka rrëmbyer qindra mijëra tokë në Himarë, ai vërtet ka qindra milionë sipas OSBE në konto, por ka një gjë që i mungon atij. Ai është i shkretë, është i varfër në kulturë. Ai gafoi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. Që nga Athinaja tek Harri Poter. Ndaj dhe Edi Rama, je i pashpresë. Unë, bashkë me këta demokratë, të japim fjalën se me 11 maj do të nisim aty ku e meriton.

Miqtë e mi, ne paraqesim para jush sot kandidatë, djem, vajza, burra dhe gra fisnikë, njerëz që ju i njihni. Këtu kemi Tomorr Alizotin, një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të tij. Por edhe një nga përfaqësuesit më dinjitozë të asaj shtrese që sakrifikoi jetë dhe qindra e mijëra vite jete për liri, dinjitet dhe vlerat njerëzore, të persekutuarit politikë. Ne vijmë këtu me këtë ekip, i njohur për ju dhe asnjë anonim. Ne vijmë këtu me këtë ekip kandidatësh që u kanë shërbyer ju në të gjitha fushat. Dhe fjala ime e nderit është se ky ekip, deputetë në parlamentin shqiptar, është garanti më i fuqishëm për të bërë realitet programin e Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore pikë për pikë. Deputetët e krahut tjetër janë përzierje Ndragheta-Çela. Edhe Balla, por Balla është mbrapa.

Janë pra kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies. Arbjan, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të shpëtuar lëkurën se ortakun tënd, Milorancin, antimafia italiane e çoi atë ku duhej të ishte.
Të solli këtu në Elbasan me lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij. Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit, se banda aty ku është, se banda në qeveri, se Arbjani i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin. Mos mendoni ju se mund të lozni me virtytin, me guximin, me trimërinë e demokratëve, e qytetarëve të Elbasanit. Ju do merrni atë që meritoni. Elbasani nuk është i mafies, është i dijes, është i qytetërimit, është i burrërisë, është i mençurisë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë