LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk do ketë pensionist që të firmosë pension nën 200 euro! Brenda 3 muajsh vendosim listën e rimbursimeve si në Itali

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se vendi në vitin 2013 ishte duke u përmirësuar vazhdimisht. Sipas tij pagat u dyfishuan. Ai theksoi se PD kur ishte në qeveri investoi në arsim dhe shëndetësi.

5 Prill 2025, 20:28 Nga N.F
Berisha: Nuk do ketë pensionist që të firmosë pension
Berisha

VAU I DEJËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Vaun e Dejës. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se vendi në vitin 2013 ishte duke u përmirësuar vazhdimisht. Sipas tij pagat u dyfishuan. Ai theksoi se PD kur ishte në qeveri investoi në arsim dhe shëndetësi.

Më te Berisha theksoi se nga në në krye të vendeve për rroga dhe pensione gjatë qeverisjes Rama u renditëm të fundit për rroga dhe pensione. Ai theksoi se pas zgjedhjeve të 11 majit me rikthimin e PD-së në pushtet nuk do ketë pensionist që të firmosë pension nën 200 euro. Sipas tij brenda 3 muajsh do të vendosin listën e rimbursimeve si në Itali.

"Forca politike konservatore janë forca patriotike. Ato në programin e tyre kanë dashurinë për atdheun, dashurinë për vendin. Çdo shqiptar, nëna në djep i këndon të rritet, të bëhet i famshëm për vendin e vet. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që çdo shqiptar, ëndrrën e tij më të bukur nga fëmijëria gjer në rritje, ta ndërtojë në Shqipëri. Çfarë ndodhi këto vite? Nuk them kurrë se në vitin 2013 ne ishim të mëkëmbur. Jo, por ama ishim në përmirësim të vazhdueshëm. Rrogat u dyfishuan, pensionet pothuajse u dyfishuan. U investua shumë në arsim, cilësia në arsim pati rritje vertikale. U investua shumë në shëndetësi, absolutisht nuk ndodhte që në spitale për sëmundje serioze të mungonin ilaçet.


Këto vite, nga në në krye të vendeve për rroga dhe pensione, u katandisëm të fundit për rroga dhe pensione. Malazezët që ishin ndën ne, kanë pensione tre herë më të larta se ne. Maqedonasit që ishin ndën ne, kanë pensione tre herë më të larta se ne. Rumunët që ishin ndën ne, kanë rroga sot rrogën minimale 4 herë më të lartë se ne. Pse kjo? Janë mbledhur gjatë këtyre viteve taksat tuaja, mundi juaj, 67 miliardë euro. Ku shkuan? Çfarë ndodhi? Çfarë u bë? Nuk po hyj në të gjitha, por po marr vetëm vitin e fundit, 8 miliardë euro. Ne dërguam në parlament ligjin për minimumin jetik. Për t’i dhënë çdo shqiptari një minimum jetik që të mos jetë në mjerim. Edi Rama e refuzoi në mënyrë kategorike duke e quajtur se kjo krijon humnerë. Dhe në buxhetin 8 miliardë, la 16 milionë për për 760 mijë pensionistë. La shumë më pak se sa lanë gjermanët për 720 mijë qen shtëpiakë, që u japin çdo muaj 130 euro në muaj për qenin, 120 për macen.

Po, kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne duhet të ulemi me çdo qytetar, socialist, demokrat, të paparti, çfarëdo qofshin dhe të arsyetojmë për këto. Unë jam këtu para jush për t’u zotuar se në 100 ditët e para, minimumi jetik do jetë një nga aktet më të para. Nuk do ketë pensionist në Shqipëri që të firmosë pension nën 200 euro. Ky është zotimi ynë dhe ne do e mbajmë atë. Tani, ju e keni vënë re se gazetarët më pyesin se ku do i marrësh këto lekë, si do i gjesh ato lekë. Tani u them unë ju se e konsideroj veten se jap llogari para jush. Këto fonde bëjnë 400 milionë euro, por po u jap fjalën e nderit, që edhe 800 milionë po të ishin, do e bëja këtë gjë. Do t’u them një gjë, do ta bëja këtë para çdo gjëje sepse njerëzit nuk mund të rrinë duke folur me vete për kafshatën. Nuk po rrinë pa mjekuar se nuk marrin dot ilaçet.

Pra, kjo është përparësi absolute. E thashë edhe njëherë, edhe 800 milionë po të shkonin, do ndaheshin aty. Kur ndahej kjo 8 miliardë, 800 milionë do ndaheshin për këtë. Duhet të jemi të drejtë se ka një padrejtësi ekstreme ndaj tyre. Jo vetëm kaq, kjo shtresë e vuajtur, kjo shtresë që ka shkrirë jetën e tyre, do ketë mbështetje të tjera të fuqishme. Do ketë kartën e konsumatorit. Nuk do e marrin ushqimin njëlloj si rrogëtarët e tjerë. Ata do e marrin pa TVSH. Paratë do u kthehen dhe këto para janë të llogaritura 450 euro.

Ilaçet, e thashë edhe në Malësi të Madhe, e them edhe këtu, në mënyrë absolute brenda 3 muajve, qeveria vendos të miratojë në Shqipëri, listën e rimbursimit të republikës italiane.
Ne nuk u japim dot pensionistëve, pensionet e italianëve. Ne nuk u japim dot rrogëtarëve, rrogat e italianëve. Ama ilaçet do ua japim. Le të kushtojnë, por më shumë kushton shëndeti i njerëzve, më shumë kushton jeta e njerëzve,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet