LIVE UPDATES
Politike

Në listat e hapura të PD për 11 majin/ “Në beteja dalin njerëzit më të fortë,” Tabaku rrëfen bisedën me Berishën: Mendova ky ishte procesi dhe duhej marrë parasysh

Tabaku ka kujtuar takimin e parë me qytetarët në kohën kur ishte pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Ajo theksoi se në takimin e parë asaj i është dridhur zëri.

5 Prill 2025, 18:09 Nga N.F
Në listat e hapura të PD për 11 majin/ “Në beteja
Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD dhe kandidate në listat e hapura në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku së fundmi ka folur në lidhje me nisjen e fushatës, dhe jetës së ndarë mes politikës dhe familjen. Tabaku e ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24 foli në lidhje me faktin se ajo doli si më e votuara në Primare. Tabaku u vendos në listat e hapura të PD për 11 majin. Sipas saj, një vendim i tillë i ishte bërë më parë i njohur nga kreu i PD Sali Berisha në një bisedë të gjatë paraprake, përpara se çështja të shkonte në kryesi.

“Nëse atë që bën e bën me shpirt, besoj se gjithmonë ka një rrugë një zgjidhje. Ka qëlluar këto kohë që edhe në periudhën e vështirë të PD mendon a është ky vendi ku dua të punoj? Por pastaj ndodh një shkëndijë që të jep besim. Me daljen e listave mund të kisha një ndjenjë rezerve në vete, por kam pasur një mbështetje nga qytetarët që më dhanë një forcë që më bëri të kuptoj që në beteja dalin njerëzit më të fortë dhe në beteja është ringritja më e fortë.

Unë me Berishën kam bërë një bisedë të gjatë dhe dalja e listave nuk ishte surprizë. Unë i marr gjërat seriozisht. Kishim një garë Primaresh ku u vlerësova si zonja më e votuar, dhe mendova ky ishte procesi dhe duhej marrë parasysh. E rëndësishme është mbështetja e demokratëve dhe qytetarëve. Ka disa momente që duhen kaluar. Në 2021 isha e dyta në listën e Tiranës, por kjo nuk më ka ndaluar që të punoj për PD 24 orë 100 përqind e ta shfrytëzoj këtë për t’u rritur”, tha Tabaku.

Tabaku ka kujtuar takimin e parë me qytetarët në kohën kur ishte pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Ajo theksoi se në takimin e parë asaj i është dridhur zëri.

“Në 2009 mora një propozim nga Berisha. Në takimin e parë shkova me kostum dhe taka nga salla e fakultetit ë Ekonomisë, te Bregu i Lumit me një grup qytetarësh për të diskutuar në lidhje me pronat. Vija nga një familje tiranase që kisha vetë probleme me pronat. Në atë takim më është dridhur zëri.

Roli i gruas nuk është ai që duhej të ishte. Sot kemi më shumë zonja në Parlament, por unë ngre pikëpyetje për shumë situata që duhet të ishin zgjidhur nga zonjat. Asnjëherë asnjëra prej tyre nuk më ka dalë në krah edhe kur më kanë sulmuar padrejtësisht. Janë disa situata që… zonjat ndaj janë në politikë edhe për të krijuar një frymë ndryshe edhe për t’u përfaqësuar për çështje të cilat zonjat i bëjnë më mirë. Arsimi, shëndetësia, strehimi, këto cilësi nuk i kanë sjellë dhe ë vjen keq të them që kuota gjinore është përdorur si çështje numrash dhe këtu i referohem pjesës së mazhorancës dhe përfaqësisë në kabinet.

Kemi sot më shumë fonde në arsim e shëndetësi? Nuk po them që në PD i kemi gjërat fjollë dhe i kemi gjërat 100 përqind mirë, por zonjat e PD janë më aktive. Në kauza dhe çështja jemi më aktive. Në të djathtën në të gjithë botën, jo vetëm tek ne. Zonjat kanë treguar se kanë shkuar përtej kuotave”, tha ajo.

Deputetja e PD ka vlerësuar se gratë demokrate janë shumë suportuese me njëra-tjetrën edhe në këto kohë intensive me fushatën.

“‘Ka një vend në ferr për çdo grua që nuk mbështet një grua tjetër’ ka thënë Margaret Thatcher.
Është një shprehje që e përdorim shumë për 8 Mars por që unë i besoj shumë. Kur del në elektorat janë gratë ato që të mbështesin më shumë. Në struktura të partisë gjithashtu, edhe pse jemi në garë koleget pyesim njëra tjetrën si po shkon a u lodhe?

Një rrjet që krijohet edhe me marrëdhënie pune por edhe me marrëdhënie miqësore gjatë punës. Ka disa të tjerë që ndoshta kanë një mënyrë ndryshe punë dhe nuk ke pse paragjykon askënd. Unë besoj që aleancat natyrale në politikë zonjat duhet t’i kenë të parat, sepse zotërinjtë i kanë, ndërsa zonjat nuk ia kanë rrjete kaq mbështetëse. Në strukturat e PD dhe elektorat nuk ka mbështetje më të madhe për zonjat në politikë se zonjat”, tha ajo, teksa u ndal edhe tek komentet dhe sulmet online në rrjetet sociale.

“Në rrjetet sociale shpesh qëllon që shumë njerëz mllefin e inatin e shprehin atje sepse është më e lehtë pas një ekrani. Ka raste që kjo të mërzit por edhe të nxit të shohësh gjërat në një këndvështrim ndryshe. Që kur jam bërë nënë tashmë i bëj gjërat me synimin se çfarë do të lexojnë ato, kjo më është kthyer në një standard”, tha ajo.

jorida tabaku

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi