Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister dhe miratuar në seancë plenare nga Parlamenti Europian, mbështet ambicien dhe vullnetin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në 2027.
TIRANË- Parlamenti Europian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, jo vetëm me përmbylljen me sukses të procesit screening, por edhe me hapjen e kapitujve të negociatave në vitin 2024. Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister dhe miratuar në seancë plenare nga Parlamenti Europian, mbështet ambicien dhe vullnetin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në 2027.
Por nga ana tjetër, në raport përmendet nevoja për përparimin e reformave me qëllim adresimin e mangësive që vijojnë sa i përket kapitujve themelorë, veçanërisht shtetit të së drejtës. PE thekson nevojën për një opozitë opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës për të kapërcyer polarizimin e fortë politik në vend.
“Përshëndet përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit për Shqipërinë në fund të vitit 2023 dhe hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues mbi themelet dhe mbi marrëdhëniet e jashtme (Grupi 6) në vitin 2024; përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend; vlerëson përputhjen e vazhdueshme dhe të plotë të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë”,- thuhet në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë.
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm në repartin e operacioneve speciale në Zall Herr u shpreh ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se Qeveria i ka dhënë mbës...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se numri i vajzave në Forcat e Armatosur...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë marrë pjesë ditën e sotme në një taki...
adriatik alimadhi TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar lidhur me shoqërimin që iu bë me forcë n&e...
belind kellici TIRANË- Lidhur me reagimin e policisë mbi ngjarjen, demokrati thotë se varianti policor ishte i vonuar dhe i manipuluar. Ai s...
osmani, kurti KOSOVË- Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë s...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e kandidat&...
ilir meta TIRANË- Partia e Lirisë, pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" prezanton sot kandidat&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sindikatave të Bashkuara, deklaro...