LIVE UPDATES
Politike

“Atë që i ke bërë Ramës…”/ Tabaku zbulon mesazhet që i vinin në telefon kur kryeministri ishte në Komisionin Hetimor: Më vinin informacione nga kundërshtarë!

Tabaku ka rrëfyer edhe se si ka kaluar 10 orë marrje në pyetje për kryeministrin, duke nënvizuar se nuk ishte aspak e lehtë. Ajo theksoi se Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por sipas saj ajo e kishte të qartë që nuk do të shpërqendrohej nga qëllimi kryesor.

5 Prill 2025, 18:21 Nga N.F
“Atë që i ke bërë Ramës…”/ Tabaku
Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD Jorida Tabaku ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për Inceneratorët në vitin 2022. Tabaku e ftuar në emisionin “Kjo javë” në Neës24 u shpreh se ka marrë mbështetje si nga brenda demokratëve, ndërsa ka theksuar se mesazhe i vinin edhe nga pala kundërshtare, duke e inkurajuar apo edhe dhënë detaje në lidhje me hetimin.

Tabaku ka rrëfyer edhe se si ka kaluar 10 orë marrje në pyetje për kryeministrin, duke nënvizuar se nuk ishte aspak e lehtë. Ajo theksoi se Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por sipas saj ajo e kishte të qartë që nuk do të shpërqendrohej nga qëllimi kryesor. Ajo shtoi se nga ajo seancë ka marrë vlerësime edhe nga kolegët edhe nga "kundërshtarët" e saj. Tabaku theksoi se mori shumë mesazhe të cilët e inkurajonin për të vazhduar.

“E mbaj mend si tani atë ditë, para se të niste komisioni, më ke marrë në telefon dhe më ke thënë bëjmë një lidhje live dhe të kam thënë nuk dua ta bëj si Big Brother, Të nesërmen nisi sulmi i Rusisë në Ukrainë por diskutimin e bëmë.

Në atë komision PD ishte në mes të një diskutimi, fjalë diplomatike kjo sepse sapo kishim kaluar 8 janarin. Detyra ime ishte të kisha bllok opozitën bashkë pavarësisht çdo gjëje dhe këtë rol e kam luajtur më mirë sepse isha grua sepse nëse do të ishte një burrë nuk do ta kishte luajtur. Dhe së dyti përballjen me kundërshtarin. Ka qenë sfidë sepse të kesh 10 orë përballë kryeministrin sigurisht që nuk është e lehtë.

Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por e kisha të qartë në mendjen time që nuk do të kisha asgjë që do të më shpërqendronte nga qëllimi kryesor. Ndoshta mund të kem një ndjenjë humori që nuk e kam shfaqur kund por aty në 10 orë mu desh ta shfaqja. Për shembull atë 7X7=313. Atë “yllin në ballë” aty e thash për herë të parë. Janë shumë gjëra që dolën në mënyrë të natyrshme.

Sot kur shkoj tek demokratët dhe bisedoj, kur kanë ndonjë shqetësim më thonë që në shumë vite në politikë ti mund të kesh bërë edhe gabime, por atë që i kë bërë Edi Ramës… Dhe kjo sigurisht që ka një kënaqësi personale.

Kjo më është thënë edhe nga kolege edhe nga kundërshtarë. Nuk e kam thënë më parë por e di që në atë periudhë kisha një mori mesazhesh që vinin nga kundërshtari të cilat jepnin informacion, të cilat thonin bravo këtë e kape mirë dhe të cilët inkurajonin për të vazhduar, lere pjesën e administratës publike që çfarë nuk çonte. Më tha një mik i imi në atë periudhë: unë e kuptova që ishte gjë shumë e madhe dhe isha në taksi dhe taksisti ishte live edhe më tha a mund ta dëgjojmë pak sepse është Rama atje," tha ajo.

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj