LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare! Ne do sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes

Ai theksoi se këtë vit PD del në këto zgjedhje para shqiptarëve me një program, me të cilin duan të ndërtojnë Shqipërinë Madhështore.

5 Prill 2025, 20:07 Nga N.F
Berisha: Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen
Berisha

VAU I DEJËS-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Vaun e Dejës. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se këtë pranvera shqiptarët do ndalin këtë të keqe të madhe që ka pllakosur vendin.

Ai theksoi se këtë vit PD del në këto zgjedhje para shqiptarëve me një program, me të cilin duan të ndërtojnë Shqipërinë Madhështore. Sipas tij Shqipëria Madhështore nuk është një fantazi por një plan i realizueshëm. Berisha shtoi se shqiptarët u larguan për dy arsye sepse nuk kishin punë dhe nga varfëria.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, banore dhe banorë të Bashkisë së Vaut të Dejës, një mirënjohje të pakufishme dhe një përulje me nderimin më të madh para jush për këtë pritje të zjarrtë dhe vëllazërore. Një përshëndetje të përzemërt dhe përgëzim për këtë atmosferë optimizmi dhe entuziazmi. Atmosferë frymëzuese që keni krijuar, e cila dëshmon se kjo pranverë do të jetë pranvera e fitores historike të qytetarëve shqiptarë. Do të jetë pranvera e ndryshimit të madh.
Do të jetë pranvera në të cilën shqiptarët, më të bashkuar se kurrë, do ndalin këtë të keqe të madhe që ka pllakosur anekënd këtë vend. Këtë të keqe, e cila po i përzë shqiptarët më shumë se çdo pushtues.

Kjo e keqe që po i varfëron shqiptarët në mënyrë të pamëshirë. Kur mendon se 12 vite më parë, shqiptarët me mundin, me djersën e tyre, dolën nga kombi me të ardhura më të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kur arritën pas shekujsh të kenë rrogat më të larta në rajon. Kur në Shqipëri, numri i shqiptarëve shtohej nga viti në vit me gjithë vështirësitë dhe problemet. Pra, Shqipëria ishte një vend shprese dhe mundësish. Këtë të keqe duhet ta ndalojmë se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Ju jeni njerëz të shëtitur sot dhe kudo që të shkoni, kudo që të shkelni, nuk keni për të gjetur më tokë pjellore se kjo tokë, gjer në Velipojë, Bushati, Vau i Dejës. Nuk ka tokë më të bekuar nga Zoti se kjo. Kjo bashki ka potenciale mahnitëse. Nuk ka fjord që mund të krahasohet me liqenin e Komanit. Asnjë! Nga bukuritë mahnitëse të turizmit shqiptar vitet e fundit dy u bënë më të famshme në botë, Ksamili dhe Lumi i Shalës. Do t’u rrëfej një ndodhi.


Gjatë 12 viteve, rruga Vau i Dejës-Koman mbeti siç ishte duke u shkatërruar çdo vit e më shumë. Një ditë në parlament, deputetët e Shkodrës ia ngrenë Ramës ndërtimin e rrugës. Aty, në përgjigje, ajo që unë e quaj Lubi Balluku, se nuk ka njeri më të papërmbajtur në plaçkitje, del e tha: Ne investojmë në zona turistike. Nuk kishte injorancë më të madhe, të heqësh nga lista e zonave turistike liqenin e Vaut të Dejës, liqenin e Komanit, lumin e Shalës, Alpet, jo shqiptar, por nuk jeton as në planet. Duhet të jesh alien që të flasësh në këtë mënyrë. Por kjo ishte gjuha në parlamentin shqiptar.

Miqtë e mi, ndalimi i kësaj të keqeje është mision historik për çdo shqiptar. Ndaj dhe ne këtë vit dalim në këto zgjedhje para shqiptarëve me një program, me të cilin ne duam të ndërtojmë Shqipërinë Madhështore. Shqipëria Madhështore nuk është një fantazi. Jo. Nuk është një term absurd, jorealist. Shqipëria Madhështore në të vërtetë qëndron në genin e këtij vendi. Zoti, natyra e ka bërë këtë vend me pasuritë më të mëdha, me bukuritë më të mëdha, me potencialet më madhështore. Pra, ne nuk kemi fantazuar, por kemi vlerësuar atë që ofron ky vend për t’u ngritur në madhështinë e tij. Ky vend ka pasuri përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore, ka një tokë nga më pjelloret, ka brigje dhe male fantastike, ka rezerva të pafundme nëntokësore, ka naftë, në Shqipëri rritet çdo gjë. Atëherë pse ky vend në 12 vite largoi 1 milion shqiptarë vetëm në hapësirën e BE?

Të gjithë u larguan vetëm për dy arsye. Nuk u larguan se nuk ishin të shëtitur. U larguan sepse nuk kishin punë, u larguan nga varfëria. U larguan se në sofrën e tyre nuk mjaftonte ushqimi për të gjithë. Ndaj dhe ne, me programin tonë kemi vendosur dinjitetin njerëzor të parë. Njeriu dinjitoz është njeriu që nuk flet me vete nga varfëria. Ai që flet me vete nga varfëria, ai është i dënuar. Ai nuk e meriton kurrë atë dënim. Ai nuk e ka atë nga dembelizmi. Jo, ju jeni njerëz të punës.

Mendoni për një moment, në të gjithë fshatin tuaj, sa janë të varfër që nuk punojnë? Absolutisht nuk janë më shumë se 1 në 1 mijë. Të tjerët janë të varfër se i bën regjimi, se i bën qeveria, se i shfrytëzon qeveria, se i braktis qeveria, se nuk i ndihmon qeveria, se vjedh qeveria pasuritë e tyre. Nuk ka varfëri se është dembel tjetri, varfëria vjen nga politikat e qeverisë. Ne kemi vendosur familjen në epiqendër. Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare. Nuk ka dinjitet pa familje dinjitoze. Nuk ka dinjitet njerëzor pa një familje dinjitoze. Ndaj dhe ne do sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet