LIVE UPDATES
Politike

Berisha: I premtoj çdo pronari se 4-vjeçari do i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronësisë në Shqipëri

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se teksa shqiptarët po përballen me varfëri kryeministri Edi Rama udhëton me me avion personal duke shpenzuar 21 milionë euro. Ai theksoi se Rama ka shpenzuar 5 milionë euro për kopshtin në oborrin e kryeministrisë që të kënaqë sytë. 

5 Prill 2025, 20:33 Nga N.F
Berisha: I premtoj çdo pronari se 4-vjeçari do i japë
Berisha

VAU I DEJËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Vaun e Dejës. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se teksa shqiptarët po përballen me varfëri kryeministri Edi Rama udhëton me me avion personal duke shpenzuar 21 milionë euro. Ai theksoi se Rama ka shpenzuar 5 milionë euro për kopshtin në oborrin e kryeministrisë që të kënaqë sytë. 

Berisha theksoi se kryeministri Rama thjesht ndan paratë dhe asgjë tjetër. Ai shtoi se PD do të bëjë gjithçka për suksesin e biznesit. Sipas tij do të vendosin taksën 10 përqind. Sa i përket energjisë ai tha do të shitet me me 6 lekë.

"Thashë unë 400 milionë, por sa kushtoi djegësi i Tiranës që nuk ka një tullë, dhe kanë përvetësuar 130 milionë euro? Kush i përvetësoi? Lubi Balluku kishte detyrë të kontrollonte vendosjen e çdo tulle. Nuk ka bërë asnjë raport se e dinte se paratë i merrte Edi Rama. Asnjë raport! Edi Rama me avion personal, dhe thoshte se vetëm ne dhe Kosova nuk kemi avion personal. Po si mund të kesh avion personal kur shqiptarët i janë kthyer parmendës. Le të udhëtojë si shumë kryeministra në botë me linjat tregtare. 21 milionë euro. 5 milionë euro kopshti në oborrin e kryeministrisë se do ai, një pseudoartist, një zhgarravitës, do të kënaqë sytë. Ndan paratë, asgjë tjetër.

Si mund të blej unë një instalacion nën zyrat e mia 5 milionë euro dhe të lë të tjerët të numërojnë kafshatën. Kjo është 100 përqind e vërtetë. Ndaj dhe kjo paketë e dhembshurisë është një paketë për drejtësi sociale. Është një paketë për t’u dhënë dinjitetin dhe për të dëshmuar respektin ndaj njerëzve dhe një detyrim. Ky është vetëm hapi i parë. Iu garantoj se Made in Albania është dhe do jetë krenaria jonë kombëtare. Kjo bashki në territorin e saj ka një potencial prodhues të jashtëzakonshëm. Ka qenë kryetar komune Zef Hila i Bushatit. Fermerët krijuan një koperativë. 30 mijë kuintal shalqi prodhonin së bashku. Dhe e pushtonin të parët tregun e Kosovës. Unë përmenda një asortiment, një prodhim. Po këtu prodhohet çdo gjë.

Ka rezerva minerale ndër më të rëndësishmet. Ka potencialin turistik të jashtëzakonshëm. Ka rezervat ujore më të mëdha se çod bashki tjetër. Dhe banorët ikin, ikin, ikin. Kjo merr fund.
Çdo fermer do mbështetet me subvencione nga qeveria për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti të rritur. Çdo fermer do mbështetet me kredi të buta. 80 përqind të interesit do e paguajë qeveria. Çdo fermer do mbështetet me fondin e garancive të prodhimit. Çdo fermer do ketë falas këshillimet. Çdo fermer do përfitojë TVSH-në, sepse TVSH nuk do jetë e njëanshme, por do jetë simetrike, si në blerje, edhe në shitje. Kështu që përpunuesit nuk do mund të preferojnë më prodhimet e importit, por do detyrohen të marrin prodhimet tuaja dhe paratë do u kthehen ju.
Do investohet intensivisht në sistemet e vaditjes dhe kullimit.

Do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit. Do vendosim taksën 10 përqind, taksa më e drejtë e shekujve dhe mijëvjeçarëve. Do pjesëtojmë me 3 çmimin e energjisë. Sepse energjia që prodhohet nga ju, gjer në Fierzë, ka një kosto që bën plotësisht të mundshme ta shesim me 6 lekë dhe del me fitim përsëri. Isha në treg në Tiranë, çfarë më thanë, ne e kishim taksën 120 lekë, tani na e kanë bërë 1500 lekë. Shteti i merr biznesit pse ka zënë 5 metra pllaka, 1500 lekë metrin katror. Ajo do zbresë aty ku ishte, 120 lekë. Bashkitë u vërsulën në verbëri me taksa se si t’i falimentojnë. Taksat që vënë bashkitë arrijnë në 8-10 përqind të xhiros. Kufirin tek thana. Kurrë mbi 1 përqind të xhiros. Se çfarë bëjnë ata, punësojnë patronazhistë, militantë, të paktën 30-40 përqind i kanë jashtë, dhe ndajnë rrogat mes tyre.

Mbi një e treta e punonjësve nuk ekzistojnë. Merr fund. Ja pra ku gjenden paratë, se kanë hallin këta se ku gjenden paratë. Ky grup i pamëshirë kërkon të rrëmbejë gjithçka në duart e tyre. Jeton në një luks të shfrenuar. Ndajnë pronat. Sot në mëngjes në treg, ishte shumë prekëse, takoj një zonë, që kishte qenë komisioneve në zonën ku mundëm Ramiz Alinë, kishte firmosur pra disfatën e diktatorit të fundit. E përqafova. Përsëri më tha, nuk kam marrë pronat. Unë i premtova asaj dhe i premtoj çdo pronari, se në mënyrë absolute, 4-vjeçari do i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronësisë në Shqipëri. Sikundër do i japim përgjigje përfundimtare dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë në total dhe përfundimisht," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet