18 Shkurt 2023, 13:59
Nga I,a,d,a
Foto Ilustruese
KORÇË- 7 persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Korçë për organizim të lojërave të fatit. Mësohet se këta persona zhvillonin organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të marrë me qira. Ndërkohë që është shpallur në kërkim personi që kishte marrë me qira lokalin.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Vijon operacioni policor "Basti i fundit", për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe për goditjen e informalitetit. U kapën duke organizuar lojëra fati (bixhoz me zare), në një lokal të paregjistruar, vihen në hetim 7 shtetas. Shpallet në kërkim shtetasi që e kishte marrë me qira këtë ambient, për ta përshtatur për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar "Basti i fundit", për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme. Si rezultat kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të këtyre paligjshmërive, për të cilin është iniciuar hetimi në gjendje të lirë, për 7 shtetas, konkretisht:
E. K., 39 vjeç, F. G., 21 vjeç, K. V., 26 vjeç, K. B., 37 vjeç, R. M., 29 vjeç, E. Sh., 27 vjeç, E. D., 30 vjeç, banues në Korçë dhe në fshatrat Bulgarec, Dishnicë dhe Libonik. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim edhe shtetasi D. B., 18 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal të paregjistruar në organet kompetente, në lagjen nr. 11, të marrë me qira nga shtetasi D. B., u kapën 7 shtetasit e proceduar penalisht, duke luajtur lojëra fati (bixhoz me zare), në kundërshtim me ligjin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, një sasi çipsash, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara"; "Fshehja e të ardhurave" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".
basti i fundit policia e korces
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 13:42
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiran&...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 13:29
I.A
Foto Ilustruese
BERAT- Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat teksa po tentonte të futej në nj&...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 13:05
I.A
Kanabis
VLORË- Një 22-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Vlorë për trafik të lëndë...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:59
I.A
Xhoi
TIRANË- Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës të hënën në orën 17:00 pritet të ...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:55
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediat në Shqip&e...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:33
I.A
Foto Ilustruese
SHIJAK- 20-vjeçari që plagosi ditën e djeshme një 23-vjeçar është arrestuar. Mësohet se n&...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:14
I.A
Artan Lame
TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri të ditur sot se, operacioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ishte n...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:43
I.A
35-vjecari
SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për vjedhje në seri. Më...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:27
I.A
Vila me kanabis
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për pronarin e vilës në fshatin Dërmenas, ku u gjetë...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:20
I.A
Mariola Mërtiri
TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik të enjten që të apelonte ...