LIVE UPDATES
Aktualitet

BE bie dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve, Kosova në listën e vendeve të sigurta! Ja si do funksionojë mekanizmi i solidaritetit

Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord t’i bëjnë më të lehta refuzimet e kërkesave për azil dhe të hartojnë një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta të origjinës”. Për më tepër, do të ketë “zhvendosje” brenda BE-së.

9 Dhjetor 2025, 09:07 Nga M.L
BE bie dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve, Kosova në
Foto ilustruese

Suedia, Portugalia, Hungaria, Rumania dhe Luksemburgu mund të pranojnë migrantë nga shtete të tjera. Kosova, Egjipti e India futen në listën e shteteve të sigurta.

Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord t’i bëjnë më të lehta refuzimet e kërkesave për azil dhe të hartojnë një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta të origjinës”. Për më tepër, do të ketë “zhvendosje” brenda BE-së.

Vendet e BE kanë arritur një marrëveshje për shpërndarjen e kërkuesve të azilit dhe për kontributet në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti. Brenda Bashkimit Evropian, 21.000 azilkërkues do të vendosen në vende të tjera për të lehtësuar presionin mbi shtetet anëtare të BE, që janë në një situatë veçanërisht të vështirë. Për këtë ranë dakord ministrat e Brendshëm të BE në një takim në Bruksel.

Për më tepër, vendet e BE më pak të prekura do të kontribuojnë me 420 milionë euro si pjesë e një mekanizmi solidariteti. Aktualisht, nuk dihet se çfarë kontributesh specifike duhet të japin Gjermania ose vendet e tjera në kuadër të marrëveshjes.

Procedura të njësuara në të gjithë BE në lidhje me riatdhesimet

Gjëja më e rëndësishme për tani është që në të ardhmen do të zbatohen procedura të njësuara në të gjithë BE në lidhje me riatdhesimet. Kjo përfshin paraburgimin para dëbimit, ndalimet e ri-hyrjes dhe, mbi të gjitha, rregulla më të rrepta mbi mënyrën se si personat e detyruar të largohen, duhet të bashkëpunojnë me autoritetet në të gjithë BE në të ardhmen.

Në analizën e tij, Komisioni Evropian klasifikon Greqinë dhe Qipron, si dhe Spanjën dhe Italinë, si vende që do të kenë të drejtë për solidaritet nga shtetet e tjera të BE vitin e ardhshëm për shkak të presionit të lartë të migrimit.

Megjithatë, deri tani, pak ministra të brendshëm janë të gatshëm të pranojnë më shumë refugjatë në të ardhmen. Shumë shtete, përfshirë Gjermaninë, mund të kërkojnë përjashtim nga ky detyrim sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian. Dhe kjo është një gjë e mirë, sipas Ministrit të Brendshëm Alexander Dobrindt: “Është fiksuar se Gjermanisë tashmë i duhet të mbajë një barrë të rëndë kur bëhet fjalë për migracionin sekondar në Evropë dhe, për shembull, për pritjen e refugjatëve nga Ukraina. Të gjitha këto duhet të merren parasysh në një mekanizëm solidariteti të ardhshëm.”

Ndër shtetet e BE që, sipas rregullave të reja, me shumë gjasa do të duhet të pranojnë migrantë nga vende të tjera ose të bëjnë kontribute të tjera solidariteti janë vende si Suedia, Portugalia, Hungaria, Rumania dhe Luksemburgu.

Ngrihet një listë e përbashkët e vendeve të sigurta të origjinës

Veç kësaj, BE ka ngritur për herë të parë një listë të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës. Në listë përfshihen Egjipti, Maroku, Tunizia, India, Kosova, Bangladeshi dhe Kolumbia. Për t’i kthyer më lehtë azilkërkuesit, për azilkërkuesit nga këto shtete do të shpejtohen procedurat, për shembull, duke i kryer ato drejtpërdrejt në kufi ose në zonat e tranzitit.

Në të ardhmen, sipas Komisionerit të BE për Punët e Brendshme, Magnus Brunner, do të jetë e mundur që njerëzit të riatdhesohen më shpejt në këto vende nga çdo vend i BE: Kjo është një listë që e kemi zgjeruar përsëri dhe në të u përmbahemi kritereve të qarta se çfarë konsiderohet e sigurt dhe çfarë jo.

Pas saj qëndrojnë shumë diskutime, për shembull me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe shoqëritë civile përkatëse. “Në fund të fundit, kjo listë do të lehtësojë shumë procesin tonë të riatdhesimit në këto vende,” tha Komisioneri për Punët e Brendshme.

Vendet kandidate për anëtarësim në BE gjithashtu konsiderohen, në parim, si vende të sigurta, për sa kohë që nuk ka rreziqe lufte ose rreziqe serioze për të drejtat e njeriut.

Në të ardhmen, gjithashtu do të jetë më i lehtë riatdhesimi i njerëzve në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta që nuk janë vendet e tyre të origjinës.Sipas kësaj, në të ardhmen do të jetë më e lehtë të riatdhesohen azilkërkuesit e refuzuar në këto vende, edhe nëse nuk kanë atje lidhje, si familje ose miq. Në Parlamentin Evropian, i cili ende duhet të miratojë të gjitha vendimet, kjo masë është kontroverse.

Shtetet anëtare të BE tani duhet të bien dakord me Parlamentin Evropian për tekstin juridik përfundimtar./DW

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen