8 Janar 2024, 11:34
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka deklaruar se do të pritet që aksi Tiranë-Durrës të shtohet me një korsi tjetër. Gjatë një mbledhje, Balluku u shpreh se nuk do të ketë shpronësime masive për të këtë këtë aks, por është parashikuar që rruga të kthehet me tre korsi të plota. Tjetër projekt i rëndësishëm është edhe projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, që pritet të jetë modern dhe të lidhë shqiptarët e të dyja shteteve. Për Portin e Durrësit, Balluku theksoi se është një nga projektet më të rëndësishme portuale dhe një nyjë e re në Mesdhe.
"Do të ketë një korsi të plotë secila anë po ashtu edhe korsinë e emergjencës, nuk do të ketë shpronësime masive, por është parashikuar që do të ketë një zgjerim, do të kthehet me tre korsi të plota. Tiranë-Durrës është shumë më e rëndësishme. Në 5-vjeçarin e ardhshëm i gjithë ky rrjet do të jetë i integruar me njëri-tjetrin pasi këtij vit do të nisë edhe ndërtimi i Kashar-Lekaj. Jemi në fazën përfundimtare më koordinatorët. Baypass-i i Tiranës do të jetë rregulluesi dhe lidhës për shumë rrugë. Të gjitha projeksionet për Ministrinë e Turizmit dhe ajo e Infrastruktuës kanë ndryshuar shumë dhe ndryshojnë me vit dhe jo thjesht me 5-vjeçar apo dekada. Një komponent i rëndësishëm i transportit do t’i bashkohet edhe rrjeti hekurudhor. Sapo kemi marrë lajmin e mirë për vazhdimin e aksit me Durrës-Rrogozhinë. Të gjitha këto krijojnë një paketë të rëndësishme për transportin hekurudhor, ka ardhur momenti që të ketë alternime duke na dhënë mundësinë e një transporti modern. Një projekt i rëndësishëm është edhe ai që do të lidhë Durrësin me Prishtinën, një projekt hekurudhor shumë i rëndësishëm që mbështetet nga qeveritë dhe do të lidhë shqiptarët. Me përfundimin e studimit të fizibilitetit do të jemi të gatshëm për të hapur garën për të nisur më pas edhe këtë ëndërr të madhe të shumëpritur. Porti i ri i Durrësit, një nyje e re në Mesdhe. Porti i Durrësit është një nga projektet më të rëndësishme dhe do ta vendosë Shqipërinë në një nivele tjetër. Do të jetë edhe një nyje ushtarake pasi i kemi propozuar NATO-s dhe kemi marrë njëlloj mbështetje për të pasur një bazë detare në zonën e Porto Romanos”, tha Balluku.
belinda balluku
Politike
8 Janar 2024, 11:34
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka bërë bilancin e punëve që pritet...
Politike
8 Janar 2024, 11:02
N.F
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i PD-së, Tritan Shehu për mes një shkrimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka risjellë...
Politike
8 Janar 2024, 11:02
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës Belinda Balluku ka bërë bilancin e punimeve në vitin 202...
Politike
7 Janar 2024, 19:05
a.l
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, në një intervistë me rrjetin televiziv “BBC” deklaroi se marr&...
Politike
7 Janar 2024, 18:34
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalim nga dritarja mbështetësve...
Politike
7 Janar 2024, 15:59
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mal të Zi ku u dhunuan...
Politike
7 Janar 2024, 14:46
r.ll
shqiptaret e dhunuar
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aktin e rëndë të dhunimit t...
Politike
7 Janar 2024, 14:32
r.ll
aldo bumci
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka dhënë një deklaratë pë...
Politike
6 Janar 2024, 18:25
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje ditën e sotme të rinjve për të reagu...
Politike
6 Janar 2024, 18:15
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Baerisha ka folur pasditen e sotme përpara protestuesve në mbështetje të...