19 Qershor 2026, 12:54
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek hoteli “Zig Zag”, i cili u sekuestrua nga SPAK. Në lidhje me këtë, ai tha se ka dyshime të forta se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja e Ramës.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se ende nuk është gjetur shitësi pasi sipas tij nuk ekziston një i tillë. Kryedemokrati tha se ky është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës. Sipas tij, prona ku u ndërtua ky hotel është tokë publike dhe jo private.
Sali Berisha: Kthehemi prapë te hoteli se duhet ta shohin shqiptarët se si ndërtohet parajsa, shihni fantazinë e tij. Pra, për tre vite Isa Aliu bashkë me noterin nuk e kanë ditur se për regjistrimin në ASHK duhet kontrata e shitblerjes dhe raporti i vlerësimit. Por pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar. Disa gjëra që janë të sigurta janë fakti se toka ndodhet në kufi me tokën e pretenduar nga Edi Rama. Ndërsa dyshimi i fortë mbetet se kjo tokë është brenda kufijve për të cilën Edi Rama, e ndjera Aneta Rama dhe Olsi Rama pretendojnë bashkë me gjithë fisin Koleka. Ne nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. As mënyrën se si e kanë përfituar shitësit këtë tokë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës.
Se ky Aliu ose është nga Kavaja ose nga Elbasani... Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka. E kuptoni çfarë ndodh në shtetin e mafies? Në certifikatën e regjistrimit, zëri kadastral është shënuar pemëtore. Është shënuar pemëtore në një vend që ka pasur absolutisht vetëm shkurre, më vjen keq... shiheni, a mund ta imagjinoni ju tani, shikoni është plot shkurre. Nga na dolën bahçe këtu ku kudo ka shkurre. Dhe dihet që ai që ka bërë projektin ai i ka prerë shkurret. Pemëtore... na doli pemëtore tani.
Pra në rast se nuk do ishte shënuar e tillë, çdo lloj forme përfitimi, qoftë me AMTP, qoftë me trashëgimi do ishte e pamundur të posedohej, pasi në Vuno janë ndarë me ligjin 7501 vetëm ullishtat. Ndërsa për pronat e tjera që janë në proces gjyqësor, ose nuk kanë mundur të provojnë pronësinë, pasi kullotat nuk kanë qenë në pronësi të askujt. Tani duhet të jemi pak të vërtetë, kullotat kanë qenë komunale. Në ligjin e perandorisë, toka, ajri dhe deti i përkisnin perandorit. Ai ua jepte ato me qira për mirëqenien e qytetarëve. Kjo është e vërteta absolute e Perandorisë Otomane.
Në kuadrin e saj, sigurisht në shkallën e një autonomie siç thotë Stavro Skëndi për Republikat e Alpeve, që thotë se ishin pothuajse si republika autonome, kishte një treg, megjithëse perandori e ushtronte edhe aty pushtetin. Por kishte disa lehtësira, një treg toke, por pastaj pjesa tjetër ishte gjithçka e perandorit. Komunale. Hajde në Alpe ju të çoj nga të gjitha bjeshkët janë vetëm dy-tre individuale, të gjitha të tjerat janë komunale. Sepse perandori i kishte përcaktuar komunale. Që të hyjmë në të vërtetat siç janë. Do të thotë janë në përdorim./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 Qershor 2026, 12:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Gj...
Politike
19 Qershor 2026, 12:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se grupi që trafikoi 50 ton kokainë ...
Politike
19 Qershor 2026, 11:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Part...
Politike
19 Qershor 2026, 10:58
E.d
Ardit Bido
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar pas incidentit të djeshëm, ku pati një moment tensioni me...
Politike
19 Qershor 2026, 09:47
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se do të ndërpritet B...
Politike
18 Qershor 2026, 20:00
E.d
Ardit Bido
TIRANË- Një situatë tensioni është shënuar gjatë protestës së qytetarëve në ditën e ...
Politike
19 Qershor 2026, 08:07
E.d
Pamje
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se procesi i rregullimit të rrugës së Darëzez&e...
Politike
18 Qershor 2026, 22:24
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë ironike për t'iu përgjigjur përplasjes së arshpër me deputet&...
Politike
18 Qershor 2026, 22:05
D.S
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia...
Politike
18 Qershor 2026, 21:11
E.d
Cristina Guarda
ITALI- Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka bërë një reagim në lidhje me situatë që po ndodh n&eu...