LIVE UPDATES
Aktualitet

"Narkoshteti para derës sonë"/ BILD: Shqipëria, qendra për mafien evropiane të trafikut të kokainës! Hetuesit gjermanë kanë në shënjestër familjen e Ramës

Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser po ashtu ka paralajmëruar për BILD se bandat shqiptare po vërshojnë tregun gjerman të drogës.

3 Qershor 2024, 08:47 Nga r.ll
"Narkoshteti para derës sonë"/ BILD: Shqipëria, qendra
foto ilustruese

BERLIN- Gazeta gjermane BILD ka hedhur dritë në rrjetet dhe kartelet e drogës që po furnizojnë Gjermaninë dhe gjithë Evropën me kokainë. Në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”. Hetuesit gjermanë dhe autoritetet amerikane kanë paralajmëruar, se ky vend është një qendër për mafien evropiane të kokainës.

Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser po ashtu ka paralajmëruar për BILD se bandat shqiptare po vërshojnë tregun gjerman të drogës. BILD shkruan në artikull se vrasjet mafioze kanë qenë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme në Shqipëri, ku vetëm në vitin 2021 u regjistruan 100 vrasje të tilla. Bosët e klanit mafioz dhe tregtarë kokaine kanë lidhje të shkëlqyera edhe në polici.

Zyrës Federale të Policisë Kriminale gjermane i është dashur të ngrejë grupin e saj hetimor në Shqipëri dhe Kosovë, e cila sipas tyre ka qenë një sukses deri më tani. Gjithashtu në artikull thuhet se hetuesit gjermanë dhë ndërkombëtarë kanë vënë në shenjestër edhe familjen e kreut të qeverisë, Edi Ramës.

"Një ndër probleme kryesore që përmendet është se mafia e drogës ka lidhje edhe në pozicionet më të larta politike në Shqipëri. Raportohet po ashtu se hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut të qeverisë socialiste, Edi Rama. Vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në një rast të madh të trafikimit të kokainës nga Hanover. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ka korruptuar kreun e agjencisë së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, për një ryshfet prej 250,000 dollarësh.", thuhet në artikull.

"Narkoshteti para derës sonë"/ BILD: Shqipëria, qendra

BILD shkruan se pavarësisht lidhjeve mafioze, Shqipëria aspiron të futet në BE. Kjo e fundit e ka financuar, me 9 miliardë euro ndihmë para anëtarësimit (2021-2027), gjashtë miliardë të tjerë nga Lehtësia e Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

bild bandat shqiptare

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë