LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë organizatave jofitimprurëse për lirinë e organizimit

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën më 20 nëntor vendimarrjen lidhur me kërkimin e disa organizatave jofitimprurëse për të shfuqizuar disa përcaktime të ligjit “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

21 Nëntor 2023, 11:36 Nga Dosja.al

BIRN: Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë organizatave

Kërkuesit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, dega Tiranë; Këshilli Shqiptar i Medias; Aleanca kundër Diskriminimit LGBT dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – BIRN Albania, kanë pretenduar në kërkim se përmbajtja e disa dispozitave në këtë ligj cënon të drejtën kushtetuese për t’u organizuar, që garantohet nga neni 46 i Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; se janë në kundërshtim me parashikimet e nenit 17 të Kushtetutës dhe me standardet ndërkombëtare, që kërkojnë që kufizimi i kësaj të drejte, përfshirë sanksionet, të jetë i parashikuar nga ligji, të ketë një qëllim legjitim dhe të jetë proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

Gjykata Kushtetuese njofton se ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke shfuqizuar parashikimin që përcakton detyrimin për regjistrim fillestar brenda një afati 30-ditor.

“Gjykata arriti në përfundimin se ai jo vetëm që nuk buron si i tillë nga legjislacioni në fuqi, por, nga njëra anë sjell detyrime të tjera shtesë për këto subjekte dhe, nga ana tjetër, mosrespektimi i tij çon deri në konsiderimin e tij si shkelje, me pasojë dënimin administrativ me gjobë.

Për rrjedhojë, ky parashikim vendos një barrë joproporcionale, veçanërisht për organizatat që synojnë të krijohen rishtazi, duke përbërë kështu një pengesë në drejtim të lirisë së organizimit”, vlerëson Gjykata Kushtetuese.

Në lidhje me ato dispozita që kanë parashikuar kompetencat e kancelarit, gjykata arrin në përfundimin se vijnë në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës, që në mënyrë të shprehur ka parashikuar se regjistrimi i organizatave ose shoqatave bëhet në gjykatë, e cila është organi i vetëm kompetent në lidhje me çdo veprim që kryhet nga organizata ose shoqata, si në lidhje me fitimin e personalitetit juridik ose përfundimin e tij, ashtu edhe veprimet që lidhen me ushtrimin e kësaj veprimtarie.

“Për rrjedhojë, kancelari, megjithëse ushtron detyrën pranë gjykatës, nuk përfshihet në konceptin kushtetues të gjykatës për sa u përket çështjeve që lidhen me regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, argumenton Gjykata.

Të tjera parashikime ligjore që janë rrëzuar si në papajtueshmëri me Kushtetutën, janë edhe ato të pikave 2 deri në 6 të nenit 49 të ligjit të kontestuar.

“Gjykata arriti në përfundimin se këto parashikime nuk plotësojnë standardet e kërkuara kushtetuese lidhur me qartësinë e normës juridike për sa i përket kuptimit dhe përllogaritjes së gjobave mbi të ardhurat vjetore të deklaruara të organizatave jofitimprurëse.

Po kështu, edhe kufijtë minimalë dhe maksimalë për vendosjen e gjobave nuk plotësojnë standardet e kërkuara për proporcionalitetin e kufizimit, duke mos respektuar kështu kriteret kushtetuese të kufizimit të lirisë së organizimit”, citohet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shprehet në vijim se pjesa tjetër e kërkimeve është rrëzuar pasi vlerëson se përmbajtja e tyre nuk cenon në thelb lirinë e organizimit dhe as nuk e bën të pamundur ushtrimin e saj./BIRN

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen