LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: KLGJ këmbëngul t’i mbajë sekret seancat për kualifikimin e magjistratëve

KLGJ pretendoi në një përgjigje me shkrim për BIRN se praktika e saj e dyerve të mbyllura për promovimin apo kualifikimin e magjistratëve bazohet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin për “Statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”.

18 Tetor 2022, 21:27 Nga DOSJA
BIRN: KLGJ këmbëngul t’i mbajë sekret seancat për
Këshilli i Lartë Gjyqësor

TIRANË- Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës plenare për të diskutuar mbi skualifikimin e një kandidati për një vend në Shkollën e Magjistraturës, duke pretenduar se e bën për të ruajtur sekretin dhe të dhënat sensitive. Mbajtja sekret e seancave për promovimin apo skualifikimin e magjistratëve është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme të KLGJ-së, pavarësisht detyrimit ligjor për të mbajtur mbledhje të hapura plenare dhe për të garantuar transparencën. KLGJ pretendoi në një përgjigje me shkrim për BIRN se praktika e saj e dyerve të mbyllura për promovimin apo kualifikimin e magjistratëve bazohet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin për “Statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”.

“Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione përmbajnë të dhëna personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta, të dhëna të klasifikuara, Këshilli, në zbatim dhe respektim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka vendosur që  mbledhjet e Këshillit në të cilat diskutohet rreth përmbajtjes së tyre, të zhvillohen me dyer të mbyllura,” tha KLGJ.

Këshilli shtoi gjithashtu se “sipas së njëjtës logjikë juridike”, nuk ka detyrimin të publikojë as audiot dhe as procesverbalet e këtyre mbledhjeve, ndërsa shtoi se e përmbushte detyrimin për transparencë përmes publikimit të vendimeve të anonimizuara.

“Pra, në këtë mënyrë, e drejta e transparencës dhe e informimit të publikut nuk cenohet, ndërkohë që njëkohësisht mbrohet e drejta e të dhënave personale, të personave që janë subjekte të vendimeve,” thuhet në përgjigje.

E paditur më parë nga BIRN në Gjykatën Administrative për refuzimin e vënies në dispozicion të procesverbaleve të një mbledhje të ngjashme për shqyrtimin e kandidaturës së Darjel Sinës, KLGJ nuk i mbrojti të njëjtat argumente në gjykatë. Pasi u njoh me kërkesë-padinë, KLGJ vuri në dispozicion procesverbalet e plota të rastit të Sinës. Në seancën paraprake në të cilën u vendos pushimi i çështjes, përfaqësuesi i KLGJ-së la të kuptohej se institucioni nuk kishte pasur arsye ligjore për kufizimin e këtyre materialeve dhe pohoi vënien e tyre në dispozicion.

Megjithatë, larg përballjes nga gjykata, KLGJ vazhdon t’i cilësojë si të dhëna sensitive ato të personave që garojnë me vullnet të lirë për të qenë gjykatës, edhe në kundërshtim me legjislacionin kërkon që të dhënat e këtyre kandidatëve të pasurisë dhe figurës duhet të jenë publike, për të garantuar integritetin në zgjedhjen e tyre.

Marrë nga Reporter.al

keshilli i larte gjyqesor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet