LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Komisioni i Ligjeve miraton me rezerva ligjin për lojërat e fatit

Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë. 

18 Shtator 2023, 20:01 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Komisioni i Ligjeve miraton me rezerva ligjin për lojërat e
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për ndalimin e tyre. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, pranoi se ndalimi me ligj kishte bërë që të funksiononte në mënyrë informale. 

“Qëllimi është për ta formalizuar, për ta taksuar”- u tha ajo deputetëve. 

Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë.  Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se qeveria po pranon hapur dështimin e mbylljes së basteve në vitin 2018, ndërsa parashtroi një sërë kritikash për projektin si; mungesa e një analize të tregut aktual të lojërave të fatit, të efektit social, sigurisë së të dhënave, etj.. 

“Një analizë përmbledhëse e faktorëve që sollën këtë dështim dhe një analizë financiare e efekteve të këtij dështimi mungojnë në relacion”- theksoi ajo, duke shtuar se kjo analizë do të ndihmonte në parandalimin e një dështimi të skemës së re. 

Çupi po ashtu vuri në dukje se qeveria nuk ka sjellë një raport për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari aktualisht, si kazino, llotari kombëtare.  

“Ecuria e deritanishme e aktivitetit, volumi i qarkullimit në këtë treg nga këto subjekte, rritja e të ardhurave në këto 5 vite që nga mbyllja e lojërave të tjera të fatit mbeten ende të paqarta dhe të paarsyetuara”-tha ajo. 

Të njëjtën kërkesë kishte për ministrinë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafa.

“Si kemi mbyllur plotësisht lojrat e fatit sepse janë në kazino”-tha ai, duke pyetur ministrisë se, -“Cilat jane vlerat monetare dhe sa kanë perfituar shteti deri në 2022 dhe a ka patur masa ndaj tyre?” 

Deputeti socialist po ashtu ngriti pikpyetje mbi nevojën e rikthimit të basteve pas 5 vitesh dhe për mungesën e një analize nga ana e qeverisë se cili ka qenë ndikimi financiar dhe social nga mbyllja e tyre. 

”Relacioni nuk e sqaron, po është një nga faktorët kyç ishte konstatimi i problemeve sociale. Çfarë ka ndryshuar në keto vite që po hapen bastet? – pyeti ai përfaqësuesen e ministrisë. 

Ai ngriti dhe pikpyetje mbi garancinë që jep projekti për mbylljen e aktivitetit ilegal. “Sa mundësi kemi që s'do kemi dy lloj aktivitetesh, legale dhe ilegale?”- tha ai. 

Po ashtu, Xhafa kërkoi që të ketë kritere më të forta për liçensimin dhe tarifa më të larta.

Trukimi i ndeshjeve sportive nëpërmjet sponsorizimit nga ana e kompanive të basteve ishte një tjetër shqëtësim i deputetëve socialistë. 

“Çfarë masash shtese do marrim per të minimalizuar trukimet?”- pyeti Xhafa, ndërsa deputeti Eduart Ndreca e cilësoi këtë si “varje e mëlçive në qafën e ujkut”.

“Mos jeni nxituar dhe nuk e kuptoni çfarë dëmi po bëni?”- tha Ndreca. 

Përfaqësuesja e ministrisë tha se ishin parashikuar taksa të disallojshme dhe kritere të forta për kompanitë që do liçensohen, ashtu dhe për aksionerët e tyre. 

Ajo i mëshoi fort krijimit të fondit të veçantë që do të krijohej me të ardhurat nga ky sektor që do të përdorej për të financuar projekte sportive, arsimore dhe sociale. 

Duke iu përgjigjur Xhafës, Vjero tha se janë 7 kazino në të gjithë Shqipërinë dhe lidhur me kontributin e tyre në buxhet, ajo shtoi se, -“janë 3.1 miliardë lekë për vitin 2022”.  Pavarësisht kritikave, deputetët socialistë e miratuan në parim pasi u ra dakord që do t'i përxjellin komisionit përgjegjës, për Ekonominë dhe Financat, sugjerime dhe amandamente. 

Marrë nga Reporter.al

komisioni i ligjeve dhurata Çupi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet