18 Shtator 2023, 16:05
Nga I.A
Policia
MALËSI E MADHE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Malësi të Madhe. Mësohet se 55-vjeçari Gjergj Marku ka plagosur me pistoletë në dorë një 30-vjeçar, pas një konflikti me motive të dobëta. 30-vjeçari Mati Pemaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe gruaja e Markut për mos kallëzim krimi.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.
Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
gjergj marku mati pemaj
Aktualitet
18 Shtator 2023, 15:45
I.A
Policia
SHKODËR- Një sherr mes dy të rinjëve ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se nga sherri një 16-vjeçar ka q...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 15:28
I.A
Foto ilustruese
ANGLI- Një sasi e madhe drogë është sekuestruar ditën e sotme në Angli. Mediat angleze shkruajn&...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 14:38
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin online të lojërave të fatit, m...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 13:57
A.B
Avokati
TIRANË- Asambleja e Avokatëve grekë u shprehën se nuk kanë ardhur në vendin tonë për të ushtruar presi...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 14:07
a.l
Foto ilustruese
ELBASAN-
Elbasan/Informacion paraprak
Në oborrin e firmës "Kurum", në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtu...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 13:48
A.B
Avokatet
TIRANË- Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ka organizuar sot një konferenc...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 13:45
r.ll
Foto ilustruese
FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Vajkanit në Fier.
Zjarri mësohet se ka djegur sipërfaqe me ullis...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 13:39
A.B
Avokati
TIRANË- Asambleja e Dhomë së Avokatëve grekë, kërkojnë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Be...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 13:21
A.B
Patrick Henry
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ditën e sotme ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 13:14
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN-Gjykata ka vendosur masë "Arrest me burg" për të arrestuarit në kuadër të operacionit "Tempulli" n&eu...