LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Mungesa e krahut të punës në Berat i lë ullinjtë në pemë

Berati ka një traditë të trashëguar ndër breza të kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit. Plantacionet që rrethojnë kodrat rreth qytetit, jo vetëm që nuk janë është lënë pas dore, por vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet me këtë kulturë.

7 Janar 2025, 11:17 Nga I.A
BIRN: Mungesa e krahut të punës në Berat i lë ullinjtë
Ullinjte

BERAT- Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të investuar në kultivimin e ullirit. Por pasi derdhi kursimet e 27 viteve punë në emigrim për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit, ai e gjeti veten para vështirësive që nuk i kishte menduar. Dy problemet kryesore sipas tij janë mungesa e rrugës dhe e krahut të punës.

“Tre vite më parë kur erdha për të investuar në fshat shpresova se të paktën shteti do të investonte në rrugë, sepse ka vite që është premtuar, por asgjë nuk është bërë”, tha Bello, duke shtuar se ishte kthyer me optimizëm për t’u zhgënjyer.

“Kjo është gjendja e rrugës, shikojeni vetë me sa vështirësi kalon mjeti, duke rezikuar që të kapë poshtë” shtoi ai.

Berati ka një traditë të trashëguar ndër breza të kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit. Plantacionet që rrethojnë kodrat rreth qytetit, jo vetëm që nuk janë është lënë pas dore, por vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet me këtë kulturë.

Megjithatë, fenomeni i emigrimit të banorëve nga fshatrat e Beratit vuri në pikëpyetje procesin e vjeljes së ullinjve gjatë këtij viti. Në mungesë të fuqisë punëtore, Ysteak Molitaj, një 69- vjeçar nga fshati Molishtë thotë se u detyrua që të kthejë të birin nga Kreta.

“Unë u detyrova që solla djalin nga Kreta, ku jeton dhe punon me familjen për të vjelë ullinjtë sepse ngelën në pemë,” tha Molitaj. “S’ka të rinj në fshat, kanë ikur që të gjithë,“ shtoi ai.

Ullinjtë shtohen, por mungon fuqia punëtore

Qarku i Beratit në jug të Shqipërisë numëron rreth 2 milionë rrënjë ullinj, sipas Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Njëri prej plantacioneve më të mëdhenj shtrihet mbi 10,638 hektarë, ndërsa pjesa tjetër në sipërfaqe të shpërndarë.

Por ndërsa banorët u treguan entuziastë dhe rritën sipërfaqet dhe prodhimin e vajit të ullirit, problemet e infrastrukturës mbetën pa zgjidhje, ndërsa emigracioni ka sjellë së fundmi edhe probleme në gjetjen e krahut të punës.

Pasi ndërtoi fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit dhe shtoi sipërfaqen e mbjellë, Theodhori Bello thotë se eksporton tashmë në Spanjë dhe Itali. Por ai punon së bashku me të gjithë familjen, ndërsa punëtorët thotë se i siguron edhe jashtë sezonit të punës.

“Gruaja ime, vajza, të gjithë jemi të përfshirë në këtë punë, madje dhe dhëndri na vjen për ndihmë,“ tha Bello.  “Nëse nuk i paguan me 3 mijë lekë dita, vështirë se mund të gjesh punëtorë, madje unë i mbaj të siguar dhe jashtë sezonit që t’i kem të garantuar“, shtoi ai.

Si pasojë e emigrimit të djemve dhe burrave, në shumicë janë vajzat dhe gratë e fshatit që përballen me sfidat e panumërta të këtij aktiviteti. Zamira Merkaj, 41 vjeç nga fshati Gjeroven i Beratit thotë se ka mbjellë deri tani 1 mijë rrënjë ullinj, por ende nuk ka mundur që të përfundojë vjeljen.

“Burri tre muaj punon këtu dhe tre muaj në Greqi. Kur ka andej më shumë punë, unë merrem dhe me ullinjtë se nuk na del. Kemi investuar shumë, por akoma nuk po marrim sa duhet,“ tha Merkaj.

Nga ana tjetër, shumë prej banorëve të fshatit të larguar i lënë në ruajtje ullinjtë tek banorët e mbetur. “Veç ullinjve të mi, këtë vit kam dhe ullinjtë e komshiut aty afër se kanë ikur të gjithë në Itali, nuk i lëmë dot që të bien dhe kalben se është gjyhan, të paktën të marrin nga një bidon vaj“, thotë Merkaj.

Mungesën e fuqisë punëtore për të vjelë prodhimin e ullirit e vlerësoi si sfidë të këtij aktiviteti dhe Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor. ‘‘Mungesa e fuqisë punëtore dhe tregtimi i vajit të ullirit, janë sfidat kryesore të këtij sektori,“ tha Agjencia në një përgjigje me shkrim.

Fermerët e  fshatrave të Njësisë Administrative Velabshitë dhe Sinjë ndonëse kanë investuar në këtë fushë pas viteve të gjata të emigrimit, thonë se shteti nuk u ka mundësuar as minimumin e ndihmës, përfshi ndërtimin e rrugëve.

“Deri më tani kam mbjellë 600 rrënjë ullinj, çdo vit i shtoj, sjell lekë djali nga emigrimi në Greqi dhe unë i mbjellë ullinj, por ç‘e do. Mirë që rrugë për të shkuar tek kurora e ullinjve nuk kemi, por nuk kemi as rrugën kryesore të fshatit“, tha Ysteak Molitaj, banor i fshatit Molishtë për BIRN.

Molitaj u ankua se në kushtet e mungesës së rrugës janë të detyruar që ta transportojnë prodhimin me kafshë nga tokat deri në pikën e grumbullimit apo në treg.

“Ose do t’i mbash me kafshë si në mesjetë, ose do paguash fuoristradën se ndryshe nuk mund ta sjellësh prodhimin në fabikë, apo ta shesësh“, tha burri.

Fermerët tregojnë se janë në periudhën më të vështirë, atë të sigurimit të tregut. Por mungesa e infrastrukturës e vështirëson edhe këtë proces. “Kur vijnë e marrin këtu tregtarët, nuk e shet dot më shumë se 4 mijë lekë litri. A shitet ky vaj kaq lekë, është për të ardhur keq,“ u ankua Molitaj.

Fermerët ankohen se kosto e prodhimit është shumë e lartë përballë çmimit të shitjes. “Çdo vit çmimet e plehrave po rriten. Që nga punimi i tokës rreth rrënjëve, krasitja, vjelja ka kosto të lartë dhe shitja me çmimin e tregut është e pajustifikuar“,  u ankua 41 vjeçarja Merkaj.

Fermerët ankohen gjithashtu për mungesën e mbështetjes nga shteti dhe atë të agronomëve.

“Ne blejmë ato plehra që na japin farmacitë bujqësore. Çdo vit plehra të ndryshëm, ne nuk i njohim, sepse as ndonjë specialist agronom nuk vjen që të konsultohemi, të mësojmë më shumë“, tha  Merkaj.

Sipas Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, ekziston një program vjetor për informimin e fermerëve, ku përfshihet edhe kultura e ullirit.

“Informacioni përçohet tek fermerët nëpërmjet takimeve në grup, takimeve individuale , fletëpalosjeve, broshurave etj“, tha Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor. Por fermerët thanë se u kanë munguar totalisht kontaktet me agronomin rreth kultivimit të ullirit./Reporter.al

theodhori bello zamira merkaj


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen