LIVE UPDATES
Aktualitet

"Janë konstatuar linqe mashtruese në Whatsapp," policia thirrje qytetarëve: Mos i klikoni dhe mos i plotësoni!

Policia bën me dije se këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, personi që klikon do të përfitojë benefite të ndryshme.

6 Janar 2025, 22:36 Nga N.F
"Janë konstatuar linqe mashtruese në Whatsapp," policia
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim në lidhje me disa mesazhe, linqe mashtruese që po qarkullojnë në platformën e komunikimit Whatsapp. Policia bën me dije se këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, personi që klikon do të përfitojë benefite të ndryshme.

Më tej theksohet se mesazhet kanë si qëllim orientimin e personace drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim e profileve në Whatsapp të personave të mashtruar. Policia i bën thirrje qytetarëve se në rast se një mesazh i tillë u shkon në telefon ti fshijnë dhe mos ti klikojnë ose të plotësojnë të dhënat në to.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit ëhatsapp të personave të mashtruar.

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar ëhatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

"Janë konstatuar linqe mashtruese në Whatsapp," policia
Mesazhi mashtrues që mund tiu vijë në Whatsapp

policia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet