LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

Gjykata e Posaçme miratoi 15 masa arresti me burg dhe 5 të tjera në arrest shtëpie për veprat penale të pastrimit të parave, grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të narkotikëve, mes të cilëve edhe Artur Shehun e biznesmenët e ndërtimit, Ilir Shtufi dhe Orest Sota.

14 Qershor 2026, 11:27 Nga I.A

BIRN: Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet

TIRANË- Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, goditi të premten një rrjet të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove të përfituara nga kjo veprimtari kriminale në sektorin e ndërtimit, kryesisht në kulla dhe projekte turistike në bregdetin shqiptar.

Gjykata e Posaçme miratoi 15 masa arresti me burg dhe 5 të tjera në arrest shtëpie për veprat penale të pastrimit të parave, grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të narkotikëve, mes të cilëve edhe Artur Shehun e biznesmenët e ndërtimit, Ilir Shtufi dhe Orest Sota.

Dosja hetimore identifikon dy struktura paralele kriminale të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, të cilat sipas SPAK, kanë bashkëpunuar në segmente të ndryshme të trafikut të drogës dhe më pas në pastrimin e parave të fitura në investime të ligjshme në Shqipëri.

Prokuroria akuzon Alfredo Hamzain, Ardian Zykajn, Adrian Ramën, Elton Memetin, Orgest Birçajn, Orest Sotën dhe Dritan Agën për pjesmarrje në trafikim masiv të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Disa prej tyre janë të lidhur sipas SPAK me Artur Shehun, një personazh kontrovers me origjinë nga Vlora, i cili jeton prej më shumë se dy dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi i dytë drejtohet nga Luçiano Koçeku, 44 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër. Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur karrierën si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht në Angli ndërsa pas vitit 2015 besohet se ka hyrë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, me trafik nga Amerika Latine për në Evropë. Suksesin financiar duket se e ka shënuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i është shfaqur nevoja për t’i investuar diku.

Hetimet tregojnë se rrjeti kriminal shtrihej nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Paraguaji, Surinami, Uruguaji, Porto Riko dhe Brazili deri në portet kryesore të Evropës Perëndimore, kryesisht në Anversë të Belgjikës dhe Roterdam të Holandës.

Kokaina fshihej në ngarkesa tregtare të ligjshme si qymyr druri, pasta frutash, mish apo sojë dhe transportohej përmes kompanive të krijuara posaçërisht për këtë aktivitet, ndërsa besohet se trafikantët kishin ndihmë nga brenda shërbimeve doganore në portet europiane që lehtësonte kalimin e ngarkesave.

Pas mbërritjes në Evropë, lënda narkotike përpunohej në magazina dhe laboratorë të ngritur në Belgjikë dhe Holandë dhe sipas hetimeve, grupet kriminale kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut: nga furnizimi me kokainë në Amerikën Latine, sigurimi i laboratorëve dhe kimistëve, deri te transporti dhe shpërndarja në tregjet evropiane.

Sipas SPAK, Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku konsideroheshin si furnizues të lëndës narkotike dhe kishin lidhje të drejtpërdrejta me laboratorë në Kolumbi dhe Ekuador të administruar nga shtetas shqiptarë. Hetimet përshkruajnë një organizim të sofistikuar, ku përdoreshin pajisje GPS, kamera survejimi dhe aparatura për bllokimin e sinjaleve të pajisjeve gjurmuese.

Grupet kriminale shqiptare kishin krijuar lidhje me organizata kriminale holandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane dhe britanike, si dhe me kartelet e drogës në Kolumbi, Paraguaj dhe Ekuador dhe hetimet sugjerojnë se anëtarët e grupeve ndihmonin njëri-tjetrin në sigurimin e tregjeve të shitjes në Itali, Angli, Zvicër dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, duke shkëmbyer furnizime, logjistikë dhe rrugë transporti.

Një sërë sekuestrimesh të mëdha të trafikut të drogës nga autoritetet evropiane i atribuohet  këtij rrjeti. Mes tyre përmenden 441 kilogramë kokainë të sekuestruara në Barcelonë, ku u arrestuan Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj dhe Gian Luca Ciprian; 1.435 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit që, sipas hetuesve, lidhej me Alfredo Hamzain; 162 kilogramë kokainë të sekuestruara në Britaninë e Madhe; si dhe disa ngarkesa të tjera prej 600 kilogramësh, 1 ton dhe 1.2 tonësh të sekuestruara gjatë vitit 2020.

SPAK vlerëson se sasitë reale të trafikuara kanë qenë shumë më të mëdha se ato që janë kapur nga autoritetet e huaja.

Paralelisht me hetimin për trafikun e narkotikëve, SPAK ka zhvilluar hetime për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas prokurorisë, të ardhurat e gjeneruara nga trafiku i kokainës janë investuar në prona të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare në Shqipëri. Në dosje thuhet se personat nën hetim “janë të përfshirë edhe në pastrimin e produkteve të veprës penale, konkretisht të të ardhurave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale përgjatë periudhës 2017 e në vijim”.

Hetuesit përshkruajnë një skemë të ndërlikuar që përfshin blerjen e tokave, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, shtimin artificial të sipërfaqeve të regjistruara, copëzimin dhe transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre. Sipas SPAK, një pjesë e pronave i jepeshin më pas kompanive ndërtuese për zhvillim, duke integruar fondet e dyshuara kriminale në ekonomi. “Një modus operandi i tillë është konstatuar edhe me veprimet e kryera nga grupet kriminale që kanë vepruar në zonën e Palasës, Himarë apo Dhërmi, Vlorë”, thuhet në dosje.

Në skemën e dyshuar të pastrimit të parave përmenden biznesmeni Ilir Shtufi dhe kompanitë “Nova Construction 2012” (sot “Nova Group”) dhe “LTD Co” sh.p.k. Sipas hetimeve, paratë e grupit të drejtuar nga Luçiano Koçeku dyshohet se janë pastruar përmes investimeve të lidhura me këto kompani. Në dosje përmenden gjithashtu Artur Shehu dhe Arben Ismailaj, për të cilët SPAK thotë se ekzistojnë indicie për përfshirje në veprimtari kriminale dhe në procese të lidhura me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Sipas përfundimeve të SPAK, personat nën hetim “lidhen me njëri-tjetrin, kryejnë veprime investimi, tjetërsimi të pronave me njëri-tjetrin në zona të njëjta, duke ndihmuar dhe bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale”. Prokuroria dyshon se miliona euro të gjeneruara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë integruar në projekte turistike dhe zhvillime ndërtimore, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare./Reporter.al

birn

Sondazh

Poll

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!