LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznesmenët më të mëdhenj, kush janë pronarët e bregdetit të Jugut

Pronar në bregdetin e Jugut është edhe bashkëshorti i ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi, i cili ka blerë tokë për të ndërtuar një hotel. Biznesmeni Ilir Trebicka po ashtu ka blerë tokë dhe po ndërton në Dhërmi dhe në kufi të tij është bërë së fundi pronar Luan Muça, pronar i kompanisë DeltA.

9 Dhjetor 2022, 11:47 Nga DOSJA
Biznesmenët më të mëdhenj, kush janë pronarët e
Jugu

TIRANË- Regjistrimi i pronave në jugun e vendit nuk po zgjidhet ka 3 dekada. Përpjekjet për të nisur këtë proces kanë qënë të vakta dhe në ato pak raste të lëna në mes. Fillesat e para serioze për regjistrimin e pronave në bregdetin e Jugut i kanë fijet e lidhura me boshtin pushtet-biznes, i vulosur me ligjin e shumëkontestuar për “Investimet Strategjike”. Motori që vuri në lëvizje të gjithë administratën shtetërore për të nisur regjistrimin e pronave në bregdetin e Jugut është kërkesa e kompanisë “Green Coast”, në pronësi të biznesmenit Samir Mane, për të marrë statusin e investitorit strategjik.

Më 14 korrik të vitit 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike firmos vendimin për t’i dhënë këtij projekti statusin strategjik. Një javë përpara së të merrej vendimi, Agjencia për Zhvillimin e Investimeve kontakton kadastrën e Vlorës për të zgjidhur problematikën e çështjeve të pronësisë në Gjilekë, zona ku do të shtrihej projekti.

“Hedhja e zonës në sistemin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme Vlorë është parakusht për marrjen nga ana e subjektit të lejes së ndërtimit. Subjekti do të asistohet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve përgjatë procesit së zgjidhjes së problematikës. ZRPP Vlorë është kontaktuar zyrtarisht datë 8.7.2016 lidhur me problematikën.”

AGJENCIA PËR ZHVILLIMIN E INVESTIMEVE

Menjëherë pas kësaj kërkese, hipoteka e Vlorës nis punën për regjistrimin fillestar të pjesshëm të pasurive të patundshme, për pjesët që kufizohet toka ku do të shtrihet projekti “Green Coast”. Në një korrespodencë të siguruar nga emisioni “Kronos” mes Zyrës Qëndrore të Pasurive të Patundshme dhe asaj vendore në Vlorë, rezulton se zyra e Vlorës nisi punën për regjistrimin parcelave në Palasë në bazë të një shkrese të nisur nga Ministria e Drejtësisë në datën 15 Korrik 2016, një ditë pas vendimit për shpalljen “investim strategjik” të projektit “Green Coast”.

“ZVRPP Vlorë ka kryer procesin e regjistrimit Fillestar pjesor të pasurive që përfshihen në bllokun kadastral ku pozicionohet kompleksi turistik, duke krijuar materialin hartografik dhe databazën e kartelave. Është kryer Afishimi Publik 45 ditor nga data 23.03.2017 deri në 08.05.2017 pranë ambienteve të bashkisë Himarë dhe ZVRPP Vlorë, janë shqyrtuar kërkesë ankesat dhe ka përfunduar ligjërimi i këtij blloku kadastral i cili është hedhur në sistem.”

ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PATUNDSHME

Në listën e afishuar për regjistrimin pjesor të kësaj zone kadastrale shpallen pronarët për 140 numra pasurie ku dominon projekti “Green Coast”, biznesmeni Artan Dulaku, kompania “Rinia 04” në pronësi të Juljan Morinës, biznesmeni Gerian Kuka i cili është njëkohësisht edhe ortak në një firmë ndërtimi me sipërmarrësin Agim Zeqo, dhe individët Neritan Hazizaj, Pullumub Petritaj, anëtarët e familjes Begaj, Beja dhe Vreto. Për këta emra, banorët e zonës njohin si vendas dhe pronar vetëm familjen Begaj dhe Vreto.

Përfituesit më të mëdhenj të listës së afishuar rezultojnë projekti “Green Coast” me 31 parcela dhe 173 mijë metra katrorë, Neritan Hazizaj me 15 parcela dhe 90 mijë metra katrorë, Artan Dulaku me 9 parcela dhe 63 mijë metra katorë e Gerian Kuka me 13.000 metra katrorë nga 7 parcela.  Që prej vitit 2017 e deri më sot, lista e biznesmenëve që janë bërë pronarë të tokave në bregdetin e Jugut është shtuar.

Familja e vendasve që operojnë në fushën e biznesit Gjikuria ka arritur të përfitojë mijra metra tokë nga ligji 7501, transaksione blerje me banorët e zonës, por dhe nga statusi “Investitor Strategjik” i dhënë në dy projekte. Një tjetër biznesmen që po investon në Dhërmi dhe ka blerë prona është Mentor Mezini. Mezini po ndërton një hotel në Drimades, ndërsa ka përfunduar ndërtimin e një tjetri në Livadh.

Pronar në bregdetin e Jugut është edhe bashkëshorti i ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi, i cili ka blerë tokë për të ndërtuar një hotel. Biznesmeni Ilir Trebicka po ashtu ka blerë tokë dhe po ndërton në Dhërmi dhe në kufi të tij është bërë së fundi pronar Luan Muça, pronar i kompanisë Delta, e cila pritet të marrë mbi 200 mijë metra katrorë tokë me qira kundrejt vlerës 1 euro në zonën e mbrojtur të Deltës së Përroit të Palasës, si shpërblim për statusin “Investitor Strategjik”.

Marrë nga MCNTV

emisioni kronos

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen