LIVE UPDATES
Aktualitet

Blerjet online në Kosovë: Kur çmimi i lirë kushton shumë

Mediat sociale janë bërë treg në Kosovë, por jo të gjithë shitësit janë korrektë. Shumë blerës përfundojnë me produkte false ose me cilësi të ulët dhe pa asnjë mënyrë për t’i kthyer prapa paratë e tyre.

13 Prill 2025, 14:25 Nga r.ll
Blerjet online në Kosovë: Kur çmimi i lirë kushton
Foto ilustruese

KOSOVË- Ato që dikur shërbenin kryesisht si hapësirë për t’u lidhur me miqtë, tani janë shndërruar edhe në pazar digjital. Përdorues të panumërt të mediave sociale në Kosovë i nxjerrin produktet e tyre online, pa ndonjë rregullore, garanci apo përgjegjësi. Për pasojë, ndodh shpesh që blerësit e tyre marrin diçka tjetër nga ajo që shohin.

“Bluzat nuk kishin as ngjyrën, as materialin, as modelin e as madhësinë si në fotografi”, tregon për Radion Evropa e Lirë një blerës që do të identifikohet vetëm si Arbeni. I joshur nga reklama e bukur dhe çmimi i volitshëm, Arbeni thotë se bleu dy bluza. Por, kur pranoi pakon, u ndje i zhgënjyer.

“Dallimi ishte jashtëzakonisht i madh me fotografitë”, thotë ai.

Arbeni tregon se ka kontaktuar disa herë faqen në Facebook prej nga ka pranuar porosinë, por se nuk ka marrë përgjigje. Përmes mesazheve online, atë e kontaktoi edhe Radio Evropa e Lirë, për ta pyetur për adresën e dyqanit, por njësoj - pa përgjigje. Faqja ka mbi 20 mijë ndjekës dhe asnjë adresë apo numër telefoni.

“Të gjitha produktet janë 100% si në fotografi”, shkruan në përshkrimin që ka.

REL-i kontaktoi edhe postën që i ka dorëzuar porosinë Arbenit, por përfaqësuesit e saj thanë se nuk kanë të drejtë të ndajnë informacione për shitësit dhe se janë përgjegjës vetëm për shpërndarjen. Ky rast nuk është i izoluar. Në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) të Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se nga 1 janari deri më 13 mars të këtij viti, kanë pranuar 104 ankesa për kategorinë “blerje online”.

Gjatë vitit të kaluar, ndërkaq, kjo ministri ka pranuar 363 ankesa ndaj operatorëve që veprojnë në tregjet elektronike, shumica prej të cilave kanë pasur të bëjnë me moskthimin e mallit. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që funksionon në kuadër të MINT-it, është përgjegjës edhe për mbikëqyrjen e shitjeve online. Megjithatë, autoritetet pranojnë se kontrolli i faqeve online është i vështirë, pasi inspektorët nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në ambientet ku operojnë këto biznese.

“Anonimiteti i shitësve, përdorimi i shumë platformave dhe fshehja e identitetit, duke përdorur faqe dhe emra të rremë, si dhe adresa të pasakta, pamundëson inspektimin dhe ndjekjen ligjore të këtyre subjekteve”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit dhënë Radios Evropa e Lirë.

Për shkak të këtyre sfidave, Inspektorati thotë se i përcjell ankesat e qytetarëve te Policia e Kosovës. Por, kjo e fundit nuk dha ndonjë informacion për masat e marra për ndalimin e këtyre praktikave. Si Inspektorati, ashtu edhe ekspertët e rrjeteve sociale u bëjnë thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve online, pasi ekziston rreziku i mashtrimeve, sidomos sa i përket cilësisë së produkteve.

Para se të kryejnë një blerje, ata i këshillojnë konsumatorët të verifikojnë besueshmërinë e shitësit, duke kontrolluar identitetin e tij, adresën fizike, numrin e telefonit dhe regjistrimin në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku, thotë se pagesa nuk duhet të kryhet përpara se të verifikohet produkti.

“E mira e gjithë kësaj është se pagesat nuk bëhen me kartelë bankare, por me para në dorë, pas pranimit të produktit. Klientët mund të kërkojnë nga posta që t’u lejojë të shohin produktin para se të paguajnë. Nëse produkti nuk përputhet me porosinë, ata kanë të drejtë ta refuzojnë”, thotë Hasku për Radion Evropa e Lirë.

Për të rritur vetëdijen mbi rreziqet e blerjeve online, MINT ka shpërndarë disa materiale informuese për konsumatorët.

“Gjatë pranimit të mallit, mos paguani pa e hapur pakon për t’u siguruar se po merrni produktin e porositur. Gjithashtu, kërkoni që pagesa të shoqërohet me kupon fiskal”, thuhet në një broshurë të MINT-it.

Radio Evropa e Lirë pyeti Administratën Tatimore të Kosovës nëse këto biznese paguajnë tatim dhe nëse inspektohen, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Sipas ligjeve në fuqi, çdo shitës online është i detyruar t’i dërgojë klientit kuponin fiskal, së bashku me produktin. Vlerësohet se blerjet online në Kosovë kanë marrë hov nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, më 2020, e këndej.

Por, blerjet e tilla janë bërë gjithnjë e më shumë pjesë integrale e jetës së përditshme kudo në botë. Në vitin 2023, në Bashkimin Evropian, 75% e përdoruesve të internetit të moshës 16 deri në 74 vjeç kanë blerë mallra ose shërbime në internet. Statistikat tregojnë se aksionet e blerësve elektronikë janë rritur nga 53% më 2010 në 75% më 2023. Konsumatorët online në BE kanë disa të drejta, përfshirë të drejtën për informacion të qartë për produktin ose shërbimin, të drejtën për anulimin e blerjes brenda 14 ditësh dhe të drejtën e rimbursimit./REL

blerjet online

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet