6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat, u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve u proceduan penalisht 3 shtetas.
KUÇOVË- Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbardhjes së një rast kultivimi të qindra bimëve narkotike në vitin 2021. 28-vjeçari i arrestuar dhe dy të tjerët në kërkim dyshohen se në vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga policia.
Në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat, u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve u proceduan penalisht 3 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe 1 shtetas për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në banesën e njërit prej tyre u gjetën 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet pas një hetimi disa vjeçar një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht 4 shtetas të tjerë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë gjahu, fishek arme gjahu, armë sportive dhe 16.980 paund britanik.
Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat, finalizuan pas një hetimi disa vjeçar operacionin “Kultivimi”, ku si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Të tre këta shtetas dyshohet se në vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.
Gjithashtu, në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat, u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve u proceduan penalisht 3 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe 1 shtetas për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” , konkretisht shtetasit:
-E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, (i dënuar më parë nga autoritetet britanike për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”), pasi në banesën e tij u gjetën 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
-V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe fishekë të armës gjahut.
-R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë sportive dhe disa fishekë luftarak.
-V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
makina e djegur GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Gjirokastër. "Range Rover...
nardi idrizi GREQI- Gjykata e Athinës ka dënuar me 32 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. Ai akuzohet si ...
ITALI- Dy ditë më parë, anija italiane "Libra" ka sjellë në Shëngjin 40 emigrantë, të cilët janë vendosur n&...
arrestimi TIRANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur në episodin e djeshëm të 'show-t' Big Brother Albania Vip. Pasi u e...
foto ilustruese TIRANË- Për eksportet me origjinë nga shtete të ndryshme të botës drejt BE-së, përfshirë edhe ...
foto ilustruese TIRANË- Sektori i prodhimit në vend po shpreson t’i kthehet rritjes nga pika e ulët në të cilën ka r&eu...
foto ilustruese TIRANË- A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të he...
foto ilustruese TIRANË- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta...
TIRANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur në 'Prime Time-n' e sotëm të 'show-t' Big Brother Albania Vip. Siç shihet dhe n...
Autori dhe viktima ITALIA- Disa nga provat se u gjetën në banesën e Mark Samson i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula dhe trupin e s...