LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi 7 mijë m2 tokë në Bërxull u shit nga ish-zyrtarët e komunës përmes falsifikimit, kompania blerëse në pronësi të nipit të ish-deputetit të PS (EMRI)

Tre zyrtarët të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” janë Ymer Marku, Kujtim Balliun, Agim Locin.

15 Prill 2024, 15:08 Nga r.ll
Mbi 7 mijë m2 tokë në Bërxull u shit nga ish-zyrtarët e
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest në burg për tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë pasi akuzohen për përfitimin e 7500 metra katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Tre zyrtarët të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” janë Ymer Marku, Kujtim Balliun, Agim Locin. Prokuroria ka kërkuar "arrest në burg" edhe për shtetasin Kujtim Allmeta, në favor të të cilit shkoi sipërfaqja e tokës.

Sipërfaqja e tokës, të cilën Prokuroria kërkon ta sekuestrojë për shkak të mënyrës së përfitimit, i është shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja. Kompania rezulton të jetë nën pronësinë e nipit të ish deputetit socialist Sadri Abazi.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin K.A si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për ish-zyrtarët Y.M., K.B., A.L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin dhe K.A. për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arrë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Më 16.09.2020, kjo prokurori ka regjistruar proçedimin penal nr.5783, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit K.A. (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi A.L. dhe Kryetari i Komunës Y. M, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.

Personi nën hetim shtetasi Shtetasi Y.M nga viti viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, ka qënë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Me shkresën me nr.1021 prot, dt. 13.07.2005, ai ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit shtetasin A.L. kanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.

Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T, shtetasi K. B. dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Y.M. për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit K.A. (ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K. B. i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur dhe ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit K.A. për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij. Ndërkohë që shtetasi K.A., nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë).

Personi nën hetim shtetasi K.A. rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.

Në rastin konkret, gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën Bërxullë, shtetasit K. B., A.L. dhe Y. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të K.Penal, pasi ka dyshime të bazuara në prova se këta punonjës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën funksionale, duke cënuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe personave të tjerë pretendues, për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit jo të ligjshëm të pasurisë të pretenduar dhe gëzuar prej vitesh prej tyre.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, përhapjen e veprës penale, sanksionin, si dhe me qëllim kryerjen e një hetimi gjithë përfshirës, në kushtet kur ekzistojnë shkaqe të cilat vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (kriteret e përcaktuara në nenin 228 të K.Penal), vlerësojmë se ndaj shtetasve K.A., K. B., A. L. dhe Y.M., duhet të caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

kultim allmeta berxull prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj