Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se dy persona përkatësisht të moshave 30 dhe 18 vjeç të shpallur në kërkim janë arrestuarpasi në bashkëpunim kanë vjedhur kamerat e sigurisë së një biznesi.
ELBASAN- Arrestohen në flagrancë tre persona dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona përkatësisht të moshave 30 dhe 18 vjeç të shpallur në kërkim janë arrestuar pasi në bashkëpunim kanë vjedhur kamerat e sigurisë së një biznesi.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 39-vjeçar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale dëmtimi i rrethimit të një toke për motive pronësie si dhe përplasja e një automjeti me motomjet.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd/Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor "Cërrik-Papër", u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në autostradën "Elbasan-Tiranë", në fshatin Dopaj, motomjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Z. L., 72 vjeç. Për pasojë është dëmtuar lehtë 31-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi për motive pronësie, ka dëmtuar me automjet, rrethimin e jashtëm të një toke në pronësi të një 35-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Harta TIRANA- Ndërsa televizioni mbetet një nga mjetet kryesore të informonit për publikun shqiptar, transmetimi i tij përmes inte...
Dritan Dajti TIRANA- Gjykata e Lartë ka caktuar 24 qershorin 2024 si datë për rekursin kundër Dritan Dajtit u dorëzua nga pro...
Intervistat SHQIPËRI- Rrjetet e mediave sociale ndihmuan në nxitjen e një fluksi të punonjësve shqiptarë të drogës ...
Turiste DURRËS- Durrësi ka një numër të kufizuar udhërrëfyesish turistikë, të paktën në raport me nu...
Aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur sot afër Xhamisë së Namasgjasë në rrugën e Elbasanit. Siç shi...
Foto ilustruese TIRANA- SPAK ka sekuestruar pasuritë e disa personave që akuzohen se kanë trafikuar lënde narkotike në disa v...
foto ilustruese FIER- Arrestohet në flagrancë një person dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë në...
Shqiptarët e bllokuar TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në llogarinë e tij në "...
Foto ilustruese TIRANA- SPAK ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Një 46-vjeçar polak i identifikuar si Arkadiusz Szarata është arrestuar në Sarandë. Pas ...