30 Nëntor 2022, 16:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
E marta 6 dhjetor, do ta gjejë Tiranën nën masa të forta sigurie dhe me kufizime të rëndësishme në lëvizjen e njerëzve dhe makinave. Qeveria ka hartuar planin e masave që Samiti i BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojë pa incidente. Masa e parë është shpallja e datës 6 dhjetor pushim zyrtar për të gjitha institucionet shtetërore që veprojnë në Tiranë, përfshirë edhe shkollat. Synohet kështu të shmangen disa lëvizje të përditshme për të ulur trafikun dhe kaosin.
Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara. Nuk do të lejohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë dhe anasjelltas. Unaza e Tiranës do të jetë pjesërisht e bllokuar, kryesisht në segmentin pranë Taivanit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit e deri tek Rruga e Elbasanit.
Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët përreth kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, Stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve. Këtu nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat dhe as këmbësorët ndërsa perimetri i sigurisë në Bulevardin qendror do të jetë deri tek Hotel Dajti.
Ky do të jetë kufiri edhe për demokratët të cilët atë ditë kanë thirrur një protestë që thonë se do ta bëjnë përpara kryeministrisë. Policia nuk do t’i lejojë ata ta kalojnë urën e Lanës tek Hotel Dajti dhe as në rrugë të tjera lidhëse, duke i penguar t’i afrohen zyrave të qeverisë apo ambienteve ku do të jenë liderët e BE-së.
Disa prej krerëve të shteteve të BE-së do të vijnë të hënën pasdite për disa takime dypalëshe me Edi Ramën.
Ndërsa të marten në orën 10, kryeministri shqiptar do t’i presë liderët në sheshin Italia dhe mbledhja do të kryhet në hotelin që ndodhet pranë Stadiumit Air Albania. Në fund, Edi Rama do të ketë konferencë përmbyllëse me Charles Michel në Pallatin e Kongrese, ndërsa edhe Macron do të ketë komunikimin e tij me median. Mysafiri i fundit në Tiranë, do të jetë kryeministri grek, me të cilin Edi Rama do të ketë takim të veçante pas Samitin dhe një Komunikim për shtyp.
protesta e opozites 6 dhjetor 2022
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:24
k.m.
Suella Braverman dhe Neil Basu
BRITANI E MADHE- Ish-kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar i quan "t&eum...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:20
I.A
U kap në Holandë, Eljo Bitri rrahu gruan e avokatit Bengasi dhe hodhi në erë vilën e Talo Çelës, si u fut...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:16
F.M
Qelia
TIRANË- 66 dhoma janë tashmë në dispozicion të të ndaluarve. TvKlan ka publikuar pamjet e godinës së emë...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:06
k.m.
Pamje nga radhët
TIRANË- Radhë të gjata në pikën e shitjes së aboneve në qendër të kryeqytetit...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 15:54
k.m.
Foto ilustruese
Përveç Universitetit të Mjekësisë së Tiranës që është më i kërkuari nga t&eum...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 15:52
I.A
Pamje nga godina
TIRANË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Shtëpinë e Fëmijëve Zyber Hallulli. Mëso...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 15:17
I.A
Ilir Curri dhe Xheni Karaj
TIRANË- Imami Ilir Curri debatoi sot me Xheni Karajn për filmin “Strange World”, në të cilin pro...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 15:12
I.A
Policia
DURRËS- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narko...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 14:40
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Grupi i hakerave që hynë në sistemet shqiptare, ka përdorur të njëjtën teknike kibernetike,...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 14:29
a.l
kokainë
HOLANDË- Një grup kriminal shqiptar është goditur nga autoritetet policore në Amsterdam. Burime bëjnë me di...