LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi prej 5 ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas ka detyruar mjetet e transportit ndërqytetës të ndryshojnë itinerar, për rrjedhojë është zgjatur edhe koha e udhëtimit deri në 2 orë.

25 Shkurt 2026, 22:27 Nga E. D

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e

LIBRAZHD- Nëse më parë një qytetar që nisej nga terminali i Juglindjes në Tiranë drejt Korçës dhe udhëtimi zgjaste rreth 3 orë, për shkak të devijimit të itinerarit tashmë koha e udhëtimit është zgjatur me deri në 1 orë e 20 minuta, duke e çuar totalin në mbi 4 orë, në varësi të trafikut dhe ngarkesës në segmentet alternative.

Bllokimi prej 5 ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas ka detyruar mjetet e transportit ndërqytetës të ndryshojnë itinerar, për rrjedhojë është zgjatur edhe koha e udhëtimit deri në 2 orë.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Dashnor Memaj tha se furgonat dhe autobusët vijojnë të kryejnë transport pasagjerësh drejt qyteteve të Korçës dhe Pogradecit, por po devijojnë nga rruga përmes Elbasan-Cërrik-Gramsh-Maliq.

Memaj tha se aktualisht janë të bllokuara lëvizjet e operatorëve drejt qytetit të Përrenjasit, por jo për shkak të mospërdorimit të rrugëve alternative, por fluksi shumë i ulët i pasagjerëve.

Në terminalin e Juglindjes nuk ka ndryshim oraresh për nisjen e mjeteve të transportit nga Tiranë me destinacion qytetet e Juglindjes, Korçë dhe Pogradec, me përjashtim të Përrenjasit ku lëvizja drejt këtij qyteti me mjetet e transportit, nuk funksionin.

Ndërsa operatorët e tjerë janë në lëvizje dhe po funksionojnë si linjë e rregullt. Megjithatë, koha e udhëtimit është rritur ndjeshëm. Nëse më parë itinerari Tirane – Korçë përshkohej për rreth 3 orë, aktualisht udhëtimi zgjat rreth 4 orë ose edhe më shumë. Sipas operatorëve  në varësi të trafikut dhe ngarkesës në rrugët alternative për të arritur deri në Korçë udhëtimi është zgjatur 1 orë apo 1 orë e 20 minuta.

Lëvizja po organizohet përmes devijimeve përkatëse, ku mjetet kthehen nga segmentet alternative dhe bashkohen me linjat ekzistuese drejt denstinacionit për qytetin e Pogradecit. Ndërsa lëvizja me furgon nga operatorët privat të licencuar drejt qytetit të Përrenjasit aktualisht nuk funksion, pasi nuk ka kërkesë nga pasagjerët për lëvizje.

Edhe lëvizja me furgon drejt qyteteve të Pogradecit apo Korçës është në numër të ulët. Operatorët pohojnë se mjetet po i lëvizin me 3 apo 4 pasagjerë”, thekson Memaj.

Por për udhëtuar drejt qyteteve të Juglindjes banorët e këtyre zonave po përdorin rrugën tjetër alternative nga Dibra e Madhe, por që ka rezultuar me më shumë kosto financiare për ta nëse udhëtohet me mjet privat.

Pasi për kalimin në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me siguracionin e mjetit dhe nëse udhëtojnë me fëmijë (i shoqëruar vetëm nga një prind) duhet të pajisen me prokurë kalimi.

“Të shtunën, kur rruga u bllokua totalisht, një fatkeqësi më detyroi të shkoja në Përrenjas vetëm me dy djemtë e mi të vegjël. Përveç hallit, duhej të gjeja një rrugë alternative. Më sugjeruan të ndiqja itinerarin nga Tirana në Strugë për të arritur në Përrenjas: Tiranë -Klos- Bulqizë- Maqellarë -Kalimi i kufirit -Dibër e Madhe (Debar)- Strugë -Përrenjas.

Nëse nga rruga e vjetër më duhej vetëm të merrja makinën dhe të nisesha drejt Përrenjasit, këtë herë m’u komplikua situata dhe m’u rritën edhe kostot. Para se të nisesha, duhej të shkoja te noteri për të marrë aktin noterial për kalimin e fëmijëve në pikën doganore me Maqedoninë. Preva siguracionin e makinës dhe u nisa. Rruga më shkoi 3 orë”, tregoi për Monitor N.K.

Ndërkohë, një tjetër alternativë kalon përmes zonave rurale dhe është dukshëm më e vështirë për t’u përshkuar. Para segmentit ku ka ndodhur shembja, drejtuesit devijojnë nga aksi kryesor dhe ngjiten në një rrugë malore që kalon nga fshati Spathar drejt Dardhës. Ky segment është me zhavorr, kthesa të forta dhe pjerrësi, duke kërkuar kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

Pas kalimit të zonës malore, automjetet zbresin në Hotolisht dhe lidhen sërish me rrugën nacionale drejt Përrenjasit, Pogradecit dhe Korçës.

Rritet çmimi i biletës

Mjetet private për shkak të vështirësisë po marrin dyfishin e biletës. Konkretisht për Tiranë-Përrenjas, çmimi i biletës nga 500 lekë që ka qenë është 1 mijë lekë.

Po ashtu përdorimi i rrugëve alternative po rrit kostot e transportit për operatorët privat, ku disa prej tyre kanë rritur çmimin e biletës deri 40%.

Për sa i përket çmimit të biletës, Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës Dashnor Memaj tha se nuk raportohet për ndryshim zyrtar, pasi çmimi i biletës për linjat e rregullat të operatorëve privat është e përcaktuar në VKM e ministrisë së Infrastrukturës në bazë të km të përshkruara,  megjithëse mund të ketë raste të izoluara abuzimi.

Ndërkohë, sipas burimeve në terren, aktualisht po udhëtojnë kryesisht pasagjerë që kanë nevoja emergjente, për shkak të zgjatjes së kohës dhe vështirësive në qarkullim.

Në disa raste çmimi i biletës së furgonit nga 700 lekë që është për linjën Tiranë-Korçë ka arritur 800, 900 lekë deri në 1,000 lekë apo deri 40% më shtrenjtë nga çmimi i mëparshëm.

Drejtor i Agjencisë Kombtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako gjatë konferencës së sotme për shtyp tha se Agjencia ka marrë përgjegjësitë e saj duke qenë në mbështetje të Autoriteti Rrugor Shqiptar për problematikën e krijuar, e cila ka sjellë impakt të drejtpërdrejtë në qarkullimin rrugor dhe në jetën e komunitetit në qarqet Elbasan dhe Korçë.

“Agjencia Kombtare të Mbrojtjes Civile ka qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo urgjence, përfshirë urgjencat mjekësore. Të gjitha institucionet e përfshira në menaxhimin e situatës janë koordinuar për të garantuar reagim të shpejtë dhe minimizim të rrezikut për qytetarët.

Përmes një vendimi të Këshillit Teknik pritet të ndërhyhet konkretisht për zgjidhjen e situatës së krijuar”, tha Çako.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se pas shembjes së urës te “Arrat e Gurrës”, procesi është bërë publik dhe është në fazë vendimmarrjeje ndërtimi i një aksi të ri, me fokus sigurinë dhe jetën e banorëve, si dhe lehtësimin e aksesit në rast emergjencash./MONITOR

bllokimi i librazhd-përrenjas

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet