LIVE UPDATES
Aktualitet

PAMJE TRONDITËSE! Rrëfimi për barbarinë serbe: Këtu gjeta 4 fëmijët e masakruar, gjithë familja ime dhe e vëllait…

Varrimi i përbashkët i personave të vrarë në masakrën e Poklekut u bë më 20 gusht të vitit 1999, 4 muaj pas ngjarjes tragjike. Inside Story ka arritur të sigurojë filmimet e gjetura dhe të arkivuara nga Esat Shala.

25 Shkurt 2026, 21:45 Nga E. D

PAMJE TRONDITËSE! Rrëfimi për barbarinë serbe: Këtu

KOSOVË- Ky rrëfim tronditës nuk ka asnjë lidhje me botën njerëzore. Ky ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka gjetur forcat dhe nuk u ndal kurrë me gjithë këtë tragjedi të këtyre përmasave. Një tragjedi e rrëfyer brenda mureve që mbajnë mbi supe kujtesën e një masakre antishqiptare.

“Kjo ka qenë shtëpia ime ku kam jetuar me 20 anëtarë të familjes. Më kanë vrarë 14 anëtarë të familjes së ngushtë, dy prindërit, 4 motrat, bashkëshortja me 4 fëmijët, një vajzë e 3 djem, bashkëshortja e vëllait me 2 vajza. Kjo është vrarë familja e dy xhaxhallarëve, familja e xhaxhallarëve…”, u shpreh Fadil Muqolli, familjar i viktimave.

Varrimi i përbashkët i personave të vrarë në masakrën e Poklekut u bë më 20 gusht të vitit 1999, 4 muaj pas ngjarjes tragjike. Inside Story ka arritur të sigurojë filmimet e gjetura dhe të arkivuara nga Esat Shala.

Pamjet të cilat po i shfaqim të censuruara janë të tmerrshme. Ato tregojnë keqtrajtimin që u është bërë trupave. Në filmimet e siguruara nga dita e varrimit të tyre shihet qartë makabriteti i serbëve kundrejt popullsisë civile shqiptare.

Eshtrat e mbledhura nga Fadili dhe ushtarët e tjerë kanë qenë të pamundur të identifikohen, prandaj janë varrosur të gjithë bashkë në një varr masiv. 51 personat që kanë humbur jetën në dhomë prehen së bashku, ndërsa dy personat e rritur që u vranë në oborr dhe u hodhën në pus u varrosën me arkivole të ndarë, me flamur shqiptar.

Këto pamje i përkasin shtëpisë pak muaj pas ngjarjes makabre. Aty duken qartë gjurmët e asaj marrëzie antinjerëzore. Gjithçka është e djegur, ndërsa kanë mbetur sende personale të viktimave, që nga bizhuteritë, apo edhe mjete të jetesës së përditshme…

Çdo ditë… Unë punoj, por kur e kryej punën nuk mund të shkoj në shtëpi pa ardhur këtu njëherë.

Dhimbja për Fadilin ka qenë e papërshkrueshme… Pa kufij e ngushëllim… Të përballesh me skena të tilla e humbje kaq të forta, njeriu ka edhe momente dobësie. Në rrëfimin e tij emocional për humbjen e fëmijëve dhe familjes, ai tregon edhe momentin më të vështirë…

Kur mësoi për vdekjen e fëmijëve, Fadili tentoi t’i japë fund jetës, por ishte i vëllai i vogël që e shpëtoi.

“Kur ka përfunduar lufta kam ardhur me vëllain e vogël, ka qenë 14 vjeç. E kam mbajtur pas vetes, sepse ka qenë me shtat të rritur dhe kam pasur frikë se nëse shkonte civil, do e vrisnin. Kam ardhur këtu, vëllain e kam lënë 300 metra larg. Kam hyrë brenda, nuk e di sa kohë kam qëndruar, kam hapur pakon e cigares kur kam hyrë dhe kur kam dalë i kam pasur 4 cigare”, u shpreh Fadil Muqolli, familjar i viktimave.

Jam ulur te shkallët, kam menduar çfarë të bëj. Ka ardhur vëllai, më ka thirrur dhe më ka prekur në krah, pse s’po më flet… E kam çuar kokën, e kam parë, më ka pyetur: A e di se më kanë vrarë babën e nënën? I thashë po… A e di se të kam babë e nënë, jam ngritur, e kam përqafuar dhe kam vendosur të vazhdoj jetën./Top Channel

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje