LIVE UPDATES
Politike

"Bllokimi i parave të trafiqeve do të jetë ringjallja e ekonomisë shqiptare", Berisha: Shqipëria do të jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë

Berisha u shpreh se paratë që ndërtojnë kullat janë ato që qarkullojnë të gjitha mes trafikantëve.

8 Mars 2025, 14:37 Nga r.ll
"Bllokimi i parave të trafiqeve do të jetë ringjallja e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se bllokimi i parave të pista do të jetë ringjallja e vërtetë e ekonomisë shqiptare. Berisha u shpreh se ato kanë zhvlerësuar euron me 40%, ndërsa shtoi se paratë që ndërtojnë kullat janë ato që qarkullojnë të gjitha mes trafikantëve. 

"Absolutisht jo, përkundrazi bllokimi i tyre do të jetë ringjallja e vërtetë e ekonomisë shqiptare. Ato para kanë zhvlerësuar euron me 40%. Ato para janë një nga faktorët, jo i vetëm, që në 6 semestra njëri pas tjetrit prodhimi në Shqipëri bie në mënyrë katastrofave. Nga 2023 në 2024, eksportet janë ulur me 32%. Ato mbajnë ndërtimin. Por cilin ndërtim? Ndërtimin e këtyre kullave, monument të korrupsionit dhe krimit, të cilat janë molla më e ndaluar për shqiptarët. Një nëpunës shqiptarë për të blerë një apartament në këto kulla duhet të punojë, 80, 100 vite. Ato janë para që qarkullojnë të gjitha mes trafikantëve.", tha Berisha.

Lidhur me tërheqjen e investitorëve të huaj, Berisha u shpreh për tu realizuar kjo ka disa kushte të cilat përmendi se janë sundimi i ligjit, rivendosja e ligjit dhe garancive ligjore. Gjithashtu ai përmendi një kusht i dytë është klima më miqësore ndaj biznesit, ku shtoi se Shqipëria do të jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë.

"Tërheqja e investitorëve të huaj ka disa kushte. Kushti i parë është sundimi i ligjit, rivendosja e ligjit dhe garancive ligjore. Pa ligj nuk ka investime, ka vetëm largim investimesh. Kushti i dytë është klima më miqësore ndaj biznesit. Shqipëria do jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë. Në rast se kthehemi disa vite mbrapa, në një konventë të Forza Italia, Silvio Berluskoni ka mbajtur një fjalim në të cilin i është referuar programit të PD dhe Sali Berishës për biznesin. Ky program synon taksën e sheshtë 10 përqind. Ky program synon një ofertë transparente për investitorin, një garë të ndershme.

Unë u kujtoj këtu se rrugët e Shqipërisë nga Kukësi në Durrës, nga Tirana në Elbasan, nga Hani i Hotit në Kakavijë, të gjitha janë ndërtuar me kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botë. E them këtë sepse kishte garë transparente. Hidrocentralet e mëdha, Fani, Kaskada e Devollit, Statkrafti është kompania më e madhe në botë e ndërtimit të hidrocentraleve. Ne u garantojmë investitorëve të huaj një garë të ndershme dhe një mjedis biznesi miqësor ndaj tyre. Shqipëria do jetë vend model për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ne synojmë të bëjmë një kërcim kuantik në projektin Shqipëria Madhështore për prodhimin e energjisë. Pse e synojmë këtë? Ne kemi burime të pashtershme. Ne jemi me më shumë ditë me diell në rajon. Jemi vendi me burimet më të shumta në rajon. Jemi vendi me platformat e erës më të fuqishme në rajon. Tani është koha e tyre. Pse është koha e tyre? Kanë rënë kostot e prodhimit të paneleve diellore në mënyrë dramatike, të turbinave të erës. Pra, të gjitha këto i japin një mundësi të madhe Shqipërisë të bëhet një superfuqi energjetike në rajon. Mos harro tjetrën, Shqipëria do jetë epiqendër e shpërndarjes së gazit në rajon. Ka gazsjellësin më të madh në jugun e Europës që kalon në Shqipëri, do ndërtojë termocentrale të mëdha. Projekti Shqipëria Madhështore ka kusht të të gjitha kushteve krijimin e një klime miqësore për zbarkimin e kompanive të mëdha dhe serioze në Shqipëri.",u shpreh ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri