29 Nëntor 2022, 21:45
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e çmimit të hidrokarbureve është mbledhur ditën e sotme dhe ka publikuar çmimet e reja të tregtimin të karburantëve në vend. Kështu nga dita e nesërme nafta do të tregohet me 206 lekë duke e ulur me 5 lekë ndërsa benzina do të tregohet me 191 lekë duke u ulur me 3 lekë nga mbledhja e shkuar. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, i cili me pakicë do të shitet 71 lekë për litër dhe me shumicë 59 lekë për litër.
Njoftimi i Bordit:
Vendim i Bordit të Transparencës 29.11.2022 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
bordi i transparencës cmimet e karburanteve
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 21:26
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Drejtuesi i makinës në aksidentin e sotëm në Maliq është larguar nga vendngjarja menjëher&eu...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 21:00
I.A
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të ...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 20:31
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi të martën se kishte zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor t&...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:57
I.A
Kanabis
ANGLI- Një shqiptar është kthyer në paraburgim për tu gjykuar në Gjykatën e Bradford Crown më 15 shkurt, i ...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:40
I.A
Ervis Martinaj
TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë nga 6 banda të organiz...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:27
I.A
Ervis Martinaj
TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka thyer sot heshtjen për zhdukjen e nipit të tij. Duke folur në emisio...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:06
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në Maliq të pasdites së sotme. Mësohet se një makin&e...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 18:53
I.A
Blendi Gonxhe
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka sqaruar qëndrimin e tij dhe...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 18:19
I.A
Foto ilustruese
MALIQ- Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka përpla...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 8 qytetarë janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë...