7 Maj 2024, 22:49
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2023 dhe Prioritetet 2024”, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Ky është viti i tretë i botimit të Librit Jeshil në formatin e një raporti vjetor mbështetur në vizionin e Administratës Doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme duke ruajturekuilibrin e duhur me analizën e riskut dhe kontrollet pas-zhdoganimit.
Në fjalën hyrëse të librit, Drejtori Përgjithshëm Genti Gazheli theksoi se “viti 2023 ishte sfidues për të ardhurat nga doganat në kushtet e mbiçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit amerikan, por Administrata Doganore arriti rekordin e 2.14 miliardë USD të ardhura dhe ndryshimin e imazhit të Administratës Doganore drejt një institucioni në shërbim të biznesit, profesional dhe etik”.
Performanca në rritjen e të ardhurave doganore nga mallrat e akcizës, si barometri më i mirë i performancës, i pandikuar nga efektet e kursit të këmbimit, solli rritjen e sasive të deklaruara të konsumit të produkteve kryesore për vitin 2023 si karburantet (646 455 ton), cigaret (3135 ton), kafeja (7616 ton) etj.. Fushatat e ndërgjegjësimit të biznesit, të realizuara me partnerët, mundësuan certifikimin e Operatorëve të Autorizuar Ekonomik,që tashmë kanë arritur në 13 dhe që përfitojnë lehtësitë në procedurat doganore dhe kalimin në “green lines”, duke shkurtuar kohën dhe kostot e biznesit.
Vlerësimi i partnerëve ndërkombëtarë si BE, OBD, FMN, BankaBotërore dhe OBT erdhi pas një angazhimi të administratës doganore në realizimin e projekteve të asistencës teknike dhe procesit “screening”, duke treguar një performancë pozitive në raportimet, pyetësorët dhe aktivitetet ndërkombëtare.
Doganat ofrojnë sot rreth 39 shërbime dhe 4 aplikacione online dhe me 17 shërbime të tjera, pasaportat e të cilave janë gati për zbatim gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 arrijmë objektivin përr ta kthyer doganën 100% digitale. Në prioritetet e vitit 2024, Drejtori i Përgjithshëm veçon përdorimin e të dhënave dhe inteligjencës aritificiale në ndërtimin e strategjive të analizës së riskut bazuar mbi modele të ofruara nga partnerët, kryesisht FMN, BB, OBD, për të fokusuar energjitë dhe monitorimin drejt subjekteve me profil risku më të lartë dhe duke lehtësuar tregtinë e ligjshme dhe mbrojtur konkurrencën e ndershme./ Monitor
libri i doganave
Aktualitet
7 Maj 2024, 22:33
M.B
Protesta
TIRANA- Në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arre...
Aktualitet
7 Maj 2024, 21:57
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Dy muaj nga tragjedia në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland dhe Elidon ...
Aktualitet
7 Maj 2024, 21:57
B.Z
Foto nga denoncimi
TIRANË - Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i P...
Aktualitet
7 Maj 2024, 21:38
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari, avokati i Erdgys Arrazit tha se në sendet e familjes u gjet një recet&eu...
Aktualitet
7 Maj 2024, 21:01
B.Z
Foto ilustruese
FRANCË - Një 32-vjeçar, i identifikuar si Roman Briy është shpallur fajtor në Nice të Francë...
Aktualitet
7 Maj 2024, 19:33
Esmeralda Topi
Kryeministri Edi Rama, vaksinat anti Covid
SHQIPËRI - Gjatë pandemisë COVID-19, kombet në mbarë botën e gjetën veten duk...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:53
B.Z
Foto ilustruese
TEPELENË - Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë që po zhvillohet pasditen e kësaj të mar...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:46
M.B
Shkodra
SHKODRA- Trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi u gjet sot në afërsi të Pentarit, pas sinjalizimit të forcave policore malazeze...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:34
B.Z
Avokati Genc Gjokutaj
TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:21
B.Z
Foto ilustruese
TEPELENË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar pasditen e kësaj të marte në zonën e...