26 Shtator 2025, 21:48
Nga Bes Kallaku
Bes Kallaku
Mirëmbrëma.
I keni parë lajmet? Sa krime kishte sot?
E dini cili mungoi? Krimi që e bëjmë përditë, atë nuk e merr kamera, nuk del në lajme, nuk e shkruajnë me titra poshtë ekraneve: Braktisja e Pleqve!
Gjyshërit tanë – ata që i kanë mbijetuar komunizmit, varfërisë, edhe vitit ’97 – po humbasin betejën e vetme që s’kanë ditur kurrë si ta luftojnë: braktisjen.
Kur na pyesin si e ke “plakën”, i numërojmë sëmundjet: ka tension, artrit, parkinson… dhe nuk e kuptuam kurrë që sëmundja më e madhe e të gjithë prindërve tanë të moshuar është “vetmia”.
Kërcitëm e ikëm në Gjermani, Itali e Amerikë, e i lamë pas në hallin e vet.
Fillimisht, tentuam t’i gënjejmë me “Skype” - Një herë në javë: “Hap skypen, po të shoh, shihe sa të është rritur nipi, mirupafshim”. Pastaj “Skype” u mbyll. U hap “ChatGPT-ja”. Një ditë t’i themi “ChatGPT-së”: “Shkruaj një mesazh për plakun që kam lënë në fshat, se s’kam kohë”.
Shqiptari i sotëm e ka braktisur sistemin e tre brezave nën një çati. Sot i duam shërbimet e gjyshërve – po pa gjyshërit vërdallë.
Ju, sikurse edhe mua, gjyshja na ka rritur me përralla. Fëmijët tanë po rriten me celular në dorë, se gjyshin e kemi zëvendësuar me aplikacione në smartfone. Ky fëmijë nesër do bëhet ai burri 50-vjeçar, që do na plasë dhe ne në një Azil për pleq.
Dhe të mos bëhemi karagjozë me këtë punën e të qenurit politikisht korrekt, jo po duhet t’i quajmë “të moshuar”, jo po ofendohen po t’u themi “pleq”.
Thirrini si të doni, po mos i plasni në azile.
Azilet e Pleqve…
Ç’është e vërteta, përpiqemi të gjemë azilet më të shtrenjta, nuk i kursejmë lekët, duam të qetësojmë ndërgjegjen. Sado të bukura të duken këto azilet – që për të mos u ndjerë keq, i quajmë “shtëpitë e të moshuarve” apo “shtëpitë e pritjes”, për ta janë thjesht burgje luksoze.
Burgje me çarçafë të pastër. Burgje ku fëmijët shfaqen për vizitë vetëm një herë në gusht dhe një herë për Vit të Ri, kur vijnë për pushime në Shqipëri.
Dhe kur gjyshërit na ikin, kujtohemi të bëjmë një postim prekës në “Facebook”. Po për ty, kush do postojë?
Se ky brez i rritur pa gjyshër, i rritur me “Youtube” e “Minecraft”, kur të vijë radha jonë do e zgjidhë thjesht siç bën kur fshin një aplikacion.
Gjyshërit tanë i kanë mbijetuar gjithçkaje. Por jo neve. Jo braktisjes sonë. Dhe ky është dënimi më i rëndë që mund t’u japim./Piranjat.al
besart kallaku
Aktualitet
26 Shtator 2025, 21:35
E. D
foto nga emisioni
THETH- Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike t&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 21:33
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje në...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 20:54
E. D
pamje nga aksidenti
BERAT- Janë publikuar pamjet e rënda të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 20:28
E. D
Michele D’Angelo
ITALI- Mediat italaine i kanë bërë jehonë arrestimit të profesorit italian Michele D’Angelo, i c...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 19:36
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku si pasojë një...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 18:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje t&e...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 18:20
E. D
Saimir Kolaveri
ITALI- Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit është arrestuar nga polic...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 18:15
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finaliz...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 18:00
E.d
Pano Ruçi
GREQI - Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Larisës ka pranuar kërkesën për zhva...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 17:58
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Një aksident tragjik rrugor i ndodhur pasditen e së hënës në Pejë ka marrë jet&e...